• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe gazetarja Rudina Xhunga mbjellin pemë për ditëlindjen e Alanas

by Java News
03/02/2019 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja dhe moderatorja e njohur, Rudina Xhunga ka zgjedhur që ta festojë ndryshe 6 vjetorin e lindjes së vajzës së saj, Alana. Ajo iu bashkua thirrjes së kryebashkiakut Erion Veliaj dhe në këtë përvjetor mbollën së bashku një pemë manjole në kondrat e Parkut të Liqenit Artificial. Kryebashkiaku Veliaj uroi Alanën për ditëlindjen e saj dhe falenderoi gazetaren Xhunga që iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës, që të gjithë qytetarët çdo gëzim dhe moment të rëndësishëm në jetë ta kremtojnë duke mbjellë një pemë sepse i lënë qytetit një pajë të gjelbër.

“Edhe unë, edhe Rudina duam t’u bëjmë një thirrje të gjithë miqve tanë dhe qytetarëve që për çdo sebep, për çdo ditëlindje, për çdo përvjetor, mbjellja e një peme është një mundësi fantastike për të kujtuar të dashurit tanë dhe që i kemi shumë të çmuar. Besoj se ky qytet ka treguar se me pak solidaritet, ku secili bën sa mundet, por e bën me dashuri, pak nga pak bëhet një pyll. Ashtu si çdo oqean do të ishte më pak, thoshte Nënë Tereza, pa atë pikën e ujit, edhe veprat tona ndonjëherë duken si një pikë e vogël, një pemë në një pyll kaq të madh, por kur bëhen nga mijëra njerëz dhe bëhen me dashuri, i gjithë qyteti është shumë më i mirë. Shumë faleminderit”, u shpreh Veliaj.

Gazetarja Xhunga nga ana e saj i shprehu mirënjohjen kryebashkiakut Veliaj për mundësinë e krijuar, por në mënyrë të veçantë për punën që Bashkia e Tiranës ka bërë në Parkun e Madh të Liqenit. “Faleminderit që erdhe. Ne erdhëm për ditëlindjet tona, por ishte shumë bukur të bëheshim pjesë e kësaj gjëje të bukur që ke bërë nga liqeni. E bëj me dëshirë të madhe, apo jo Alana? Vijmë shpesh ne këtej, kënaqemi shumë”, tha Xhunga.

Kryebashkiaku Veliaj i bëri thirrje të gjithë qytetarëve, jo vetëm fëmijëve, por edhe më të mëdhenjve, që të shfrytëzojnë kohën e mirë edhe për festat e muajit shkurt dhe mars të mbjellin një pemë. “Duhet t’u bëjmë thirrje të gjithë kalamajve për shembull për një ditëlindje, për 7-8 Marsin, për ndonjë festë tjetër. Do t’u themi gëzuar ditëlindjen, por duke mbjellë një pemë. Mund ta mbjellim edhe te shtëpia; mund ta mbjellim dhe te shkolla; te lagjja. Pra, mund të mbjellim pemë kudo. Sikur të gjithë kalamajtë e Tiranës të mbjellin nga një pemë për ditëlindje, do të kemi 100 mijë pemë”, u shpreh Veliaj.

Bashkia e Tiranës është angazhuar për të tretin vit radhazi në një fushatë të gjerë për mbjelljen e pemëve. Vitin e shkuar ajo arriti të mbjellë rreth 126 mijë pemë, ndërsa këtë vit synohet të mbillen 150 mijë pemë./a.meta

Next Post
Debati për ndryshimin e kufijve “ndez” Kuvendin e Kosovës

Kosova voton buxhetin, zhbllokohen fondet dhe pagat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com