• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryesimi i OSBE, Shqipëria paraqet kuadrin paraprak të prioriteteve

by A R
11/07/2019 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria prezantoi sot në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë kuadrin paraprak të prioriteteve të Kryesisë së saj për vitin 2020.

Lajmin e bëri të ditur sot ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili e cilësoi këtë moment me rëndësi thelbësore në përcaktimin e programit të Kryesisë Shqiptare 2020 dhe miratimin e tij nga shtetet pjesëmarrëse.

“Kuadri paraprak i prioriteteve të Kryesisë Shqiptare u vlerësua lart prej shteteve pjesëmarrëse. Thënë në mënyrë të përgjithshme, Kryesia Shqiptare 2020 do të përqendrohet në: a) dimensionin politiko-ushtarak: Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve në përgjithësi; vëmendje e veçantë do t’i kushtohet krizës në dhe përreth Ukrainës, trajtimi i mëtejshëm i konfliktit në Nagorno-Karabakh, adresimit të pasojave të konfliktit në Gjeorgji dhe vazhdimit të Procesit të Negociimit për Transdniestrian; Fuqizimi i rolit të gruas në proceset e paqes, në kuadër të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së; adresimi i rreziqeve transnacionale, nga lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm deri tek siguria kibernetike; lufta kundër të gjitha formave të trafikimit, veçanërisht trafikimit të qenieve njerëzore”, – nënvizoi Cakaj.

Po ashtu, vijon Cakaj, kryesia shqiptare do të përqendrohet në dimensionin ekonomiko-mjedisor: Lufta kundër korrupsionit dhe promovimi i mirëqeverisjes në shërbim të zhvillimit të përgjithshëm; ruajtja e mjedisit prej krimeve transnacionale; stimulimi i balancës midis pastërtisë mjedisore dhe politikave zhvillimore.

“Një tjetër prioritet ku do të fokusohet kryesia shqiptare është dimensioni njerëzor dhe lirive themelore: Promovimi i tolerancës dhe mosdiskriminimit në të gjithë hapësirën e OSBE-së; afirmimi i universalitetit të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”.

Ministri Cakaj tha se “vlen të theksohet se rinia do të jetë prioriteti ndërdimensional i Kryesisë Shqiptare dhe do të ketë rol qendror në angazhimet e saj. Shqipëria do të ofrojë një kryesi aktive, efektive dhe të fuqishme në OSBE në vitin 2020”.

Next Post
Fluksi i turistëve forcon pozitat e lekut

Fluksi i turistëve forcon pozitat e lekut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I neveritshëm, s’je më babai im”, Francesco Totti rrëfen reagimin e vajzës së tij pas divorcit

“I neveritshëm, s’je më babai im”, Francesco Totti rrëfen reagimin e vajzës së tij pas divorcit

September 24, 2026
Belind Këlliçi paralajmëron ndryshime në qeveri

Këlliçi: Jemi kundër bojkotit, nuk është zgjidhja jonë. Ja agjenda e opozitës

September 24, 2026
Masa të shtuara sigurie para Kuvendit, vendosen gardhe metalike dhe bllokohen disa rrugë

Masa të shtuara sigurie para Kuvendit, vendosen gardhe metalike dhe bllokohen disa rrugë

September 24, 2026
Presidenti kinez Xi Jinping mbërrin në Uashington, nis vizitën shtetërore në ShBA

Presidenti kinez Xi Jinping mbërrin në Uashington, nis vizitën shtetërore në ShBA

September 24, 2026
FOTO/ Kërkohej nga Italia për tentativë vrasjeje dhe plagosje, arrestohet në Ndroq 33-vjeçari, Interpoli nis procedurat e ekstradimit

Vrau me thikë 49-vjeçarin në Tiranë, autori thyen heshtjen: U konfliktuam me fjalë, shkova në banesë dhe…

September 24, 2026
Dy operacione në Tiranë dhe Krujë për armëmbajtje pa leje, arrestohen 2 persona

Dy operacione në Tiranë dhe Krujë për armëmbajtje pa leje, arrestohen 2 persona

September 24, 2026
Vendi përfshihet nga reshjet e shiut dhe era e fortë, ulet ndjeshëm temperatura

“Mesnata sjell rrebeshe shiu në vend”, zbuloni zonat që do të preken

September 24, 2026
Takimi i Bordit të Paqes në Nju Jork / Hoxha: Shqipëria kontribut në përputhje me planin 20-pikësh të Trump

Takimi i Bordit të Paqes në Nju Jork / Hoxha: Shqipëria kontribut në përputhje me planin 20-pikësh të Trump

September 24, 2026
Bankat fshinë 5 miliardë lekë kredi në gjysmën e parë të vitit

Bankat fshinë 5 miliardë lekë kredi në gjysmën e parë të vitit

September 24, 2026
Presidenti sirian thumbon Trumpin: Pse nuk ia jepni New Yerseyn izraelitëve?

Presidenti sirian thumbon Trumpin: Pse nuk ia jepni New Yerseyn izraelitëve?

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com