• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kryesia i merr vendimet më të rëndësishme të partisë”/ Këshilltari i grupit të PD kundër Bardhit për zgjedhjet në 29 korrik

by Java News
13/06/2023 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilltari ligjor i grupit të PD, Rezart Kthupi shprehet se vendimet më të rëndësishme të kësaj force politike i merr kryesia dhe është pikërisht kjo strukturë që vendos nëse vendimet do të shkojnë për miratime dhe në Këshillin Kombëtar.

Në një intervistë për “News 24”, Kthupi del kundër qëndrimit të sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi se mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e partisë në 29 korrik e vendos mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Si do të zgjidhet ngërçi në Partinë Demokratike?

Vendimet e kryesisë janë vendime që kryesia ka tagër ti marrë. Sipas statutit kryesia merr të gjitha vendimet që nuk janë kompetencë ekskluzive të Këshillit Kombëtar apo Kuvendi Kombëtar.

Nuk është ngritur në asnjë moment çështja e kuorumit. Vendimmarrja është e saktë për sa i përket procedurës. Ajo që diskutohet është nëse kryesia e ka tagrin ta marrë një vendim. Diskutimi që shtrohet është nëse vendimi kalon në Këshill apo jo.

A duhet të mblidhet Këshilli?

Nëse i referohemi statutit, thuhet që Këshilli Kombëtar miraton vendime të rëndësishme, por mbi bazën e vlerësimeve që bën kryesia. Në këto raste Këshilli Kombëtar nuk merr vendime, por miraton vendimet e marra nga kryesia. Kemi një vendim të marrë dhe është miratimi.

Nëse nuk shqyrtohet vendimi në Këshillin Kombëtar, quhet nul?

Absolutisht jo. Këshilli Kombëtar nuk miraton çdo vendim të rëndësishëm. Kryesia e vendos nëse do të miratohet një vendim i rëndësishëm në Këshillin Kombëtar.

Ju si jurist, a duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar?

Ky është një vendim politik që e merr kryesia. Ajo e vendos nëse mblidhet këshilli kombëtar. Juridikisht nuk është e domosdoshme. Por politikisht Kryesia mund të vendosë që këtë proces tia nënshtrojë si vendimmarrje është këshillit kombëtar.

Kush nuk po e zbaton statutin? Bardhi thotë se ka një grup njerëzish që nuk po e zbatojnë…

Unë nuk merrem me konsiderata personale. Duke e lexuar statutin, vendimet e kryesisë janë të rregullta. Këshillin kombëtar në bazë të statutit e thërret kryetari i partisë ose kryesia e partisë.

Si e komentoni rikthimin e Bashës?

Ai sot është ende i parikthyer. Këtë do ta mësojmë deri në 20 qershor kur është afati i paraqitjes së kandidaturave. Statuti nuk ka asnjë kufizim se kush nuk duhet të kandidojë. Më i rëndësishëm në këtë rast është procesi, që duhet të jetë qelibar. PD nuk duhet ti lejojë vetes asnjë perceptim që procesi është i manipuluar./m.j

Next Post
VIDEO/ Sipërmarrësit shqiptarë vizitë në Tokio, delegacioni i DHTI vendos kontakte me kompanitë japoneze

VIDEO/ Sipërmarrësit shqiptarë vizitë në Tokio, delegacioni i DHTI vendos kontakte me kompanitë japoneze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In