• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryesia e PS vijon mbledhjen prej 4 orësh, analizë qeverisjes dhe ‘Lokaleve 2019’

by Java News
24/12/2018 12:40
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vijon prej katër orësh mbledhja e kryesisë në Partinë Socialiste, ndërkohë që detaje zyrtare nuk kanë dalë ende për publikun.

Megjithatë, burime nga selia rozë bëjnë të ditur se një nga temat e diskutimit të kupolës së PS është edhe protesta e studentëve si dhe roli i FRESSh.

Ndërkohë, mediat raportojnë se nga mbledhja në fjalë priten edhe ndryshime në radhët e ministrave.

Mbledhja e fundit e kryesisë u zhvillua me 7 shtator, ndërsa në fokus të saj ishin diskutimet për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen me 30 qershor 2019.

***

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbledhur prej orës 09:00 kryesinë e partisë, e cila po zhvillohet pa praninë e mediave. Në mbledhje, socialistët do të diskutojnë për qeverisjen e 1 viti në mandatin e dytë, funksionimin e partisë, protestat e studentëve, si dhe për organizimin përsa i përket zgjedhjeve lokale që janë në horizont.

Mësohet se një pikë e nxehtë e mbledhjes së sotme të kryesisë socialiste do të jetë dhe funksionimi i dobët i forumit eurosocialist FRESSH në funksion të protestës së studentëve, të cilët protestuan për 17 ditë para Ministrisë së Arsimit, Parlamentit dhe Kryeministrisë.

Ishte vetë Kryeministri Rama, i cili gjatë një takimi me studentë në një nga studiot televizive u shpreh se FRESSH-i jo vetëm nuk ka ndikuar në protestën e studentëve, por është inekzistent si forum.

Ndërsa pas katër ditësh, 28 dhjetor, PS mbledh Asamblenë Kombëtare, edhe kjo mbledhje e paparashikuar në kalendar.

Këto mbledhje vijnë pak ditë pas mbylljes së protestës së studenteve dhe një valë protestash lokale të organizuara nga Partia Demokratike nëpër disa qytete të vendit.

Në media janë artikuluar zëra se mund të ketë edhe ndryshime në qeveri, por vendimet politike dhe analiza e qeverisjes pritet te zhvillohen gjeresisht ne Asamblene e PS.

Vendimet që do të marrë sot kryesia e PS-së do të diskutohen pas katër ditësh në Asamblenë Kombëtare, e cila do mbahet me 28 dhjetor.

a.çupaj

Next Post
Veliaj shpërndan dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe romë

Veliaj shpërndan dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe romë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

March 30, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Kurti zbardh takimin me Macron: Integrimi, siguria dhe mbrojtja në fokus të bisedimeve

March 30, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In