• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryesia e PS, Rama: Për kryetarët e bashkive do vendosim emër për emër ditën e shtunë

by Java News
08/05/2019 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e Kryesisë së Partisë  Socialiste është mbyllur pa emra kandidatësh për kryetarë bashkie. Kryesia është mbledhur sot në orën 18:00 dhe mbledhja  ka zgjatur rreth 90 minuta. Ndonëse pritej që në fund të bëheshin publikë emra kandidatësh, burime nga PS pohuan se do të vendosen në mbledhjen e ardhshme. Kryeministri Edi Rama, megjithëse e konsideron të pazakontë situatën aktuale politike, thekson se ajo mund të krijojë një situatë të re politike në vend.

 “Është një moment i pazakontë por ka gjithë potencialin e vet për të krijuar një situatë të re politike”, theksoi ai.

Rama ka treguar mbi diskutimet e bëra dhe emrat që do të kandidohen në zgjedhjet lokale për 61 bashkitë.

“Kemi bërë një diskutim paraprak për t’i paraprirë vendimmarrjes së ditës së shtunë ku do të konsolidojmë të gjithë listën e kandidatëve për kryetarë të bashkive si dhe për këshillat bashkiakë. Për kryetarët e bashkive do vendosim emër për emër ditën e shtunë, për këshillatbashkiakë do konsolidojmë të gjitha kriteret dhe pastaj do të mandatojmë të deleguarit sipas qarqeve që t depozitojnë sipas afatit listën e kandidatëve për këshillat e bashkive për zgjedhjet e 30qershorit. Në 30 qershor ne do të kërkojmë votën e qytetarëve në të 61 bashkitë e venit për të marrë një mandat për 4 vitet e ardhshme në drejtimin e 61 bashkive”, tha Rama.

I pyetur se cilat bashki PS do ua lërë aleatëve, kreu i maxhorancës tha se ‘ne jemi regjistruar me një koalicion dhe kandidatët do të jenë kandidatë të koalicionit’.

Lidhur me partitë opozitare të regjistruara në KQZ dhe nëse PS ka frikë përballë tyre në zgjedhjet lokale, Rama tha se fiton më i miri.
“Në demokraci, në garë hyhet për të fituar dhe me besimin që iu jep zgjedhësve alternativën më të mirë. Udhëhiqesh nga përgjegjësia për të dhënë maksimumin. sigurisht fiton më i miri.PS nuk bën regjistrime subjektesh të tjera në zgjedhje. Këtë çështje e trajton ligji zgjedhor. Funksionon një administratë zgjedhore që në krye ka KQZ”, u shpreh ai.

Pyetjes nëse do ketë ndryshime të tjera si në 2017 për të mundësuar hyrjen e opozitës në zgjedhje, Rama tha se 2017 është histori dhe se detyra e PS është t’u japë qytetarëve kandidaturat më të mira.
“Jemi në 2019 në mos gabohem, 2017 është tanimë histori. Në 2017 kemi bërë një përpjekje të jashtëzakonshme të njëanshme, të udhëhequr nga unë që duke pasur përgjegjësinë më të madhe ka bërë dhe sasinë më të madhe të lutjeve për opozitën dhe kryetarin e saj, sot jemi në kushtet kur kemi vetëm një përgjegjësi, t’u japim qytetarëve shqiptarë kandidatët më të mirë”, deklaroi Rama.

Një pjesë e listës së kandidatëve mesohet se është mbyllur dhe pret vetëm vulën përfundimtare nga lidershipi i partisë. Mesohet se mbi 20 kryebashkiakë aktualë të rikandidojnë. Ndërkohë në garën e 30 qershorit socialistët do të kandidojë me dy prefektët në detyrë në bashkitë e Elbasanit dhe Shkodrës, përkatësisht Gledian Llatja dhe Valdrin Pjetri. Socialistët kanë vendosur që në përballjen elektorale t’u besojnë kandidimin 6 deputetëve, të cilët pas zyrtarizimit ligjor do të duhet të dorëzojnë mandatin e ligjvënësit.

Kryesia e PS-së mësohet se do të pasohet me mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, që mendohet të zhvillohet të premten më datë 10 Maj. PS shqyrton kandidaturat e saj pak ditë para afatit ligjor, 13 Maj, të depozitimit të listave pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Partia Socialiste është e përqendruar në zgjedhjet lokale, pavarësisht se partitë kryesore opozitare nuk do të jenë pjesë e garës politike, pasi nuk janë regjistruar në KQZ dhe kanë deklaruar se do pamundësojnë zgjedhjet.

/a.meta/javanews.al

 

Next Post
Basha për gazetën sllovene: Shqipërinë e shpëton vetëm demokracia!

Manovra më e re e Lulzim Bashës për të mbajtur kryebashkiakët brenda PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina bie në humnerë, dy të plagosur në aksin Shkodër-Koman

Aksident i rëndë në Bulqizë, fuoristrada del nga rruga dhe përfundon në humnerë! Dyshohet për një viktimë, Policia në vendngjarje

September 23, 2026
Romakët, “pronarë” të Tepelenës! Në Qesarat dalin në dritë gjashtë mozaikë romakë, mes tyre edhe figura e Erosit (VIDEO)

Romakët, “pronarë” të Tepelenës! Në Qesarat dalin në dritë gjashtë mozaikë romakë, mes tyre edhe figura e Erosit (VIDEO)

September 23, 2026
Rrëzohet kërkesa për çështjen “McGonigal”! GJK zbardh vendimin: Kuvendi duhet të hetojë zgjedhjet e 11 Majit

Padia e Shoqatës së Gazetarëve ndaj rregullores së GJKKO-së, hidhet shorti në Gjykatën Kushtetuese!

September 23, 2026
Zbulohet Dokumenti/ Vlora Hyseni ishte propozuar në muajin gusht nga Franca për nderimin me gradën “Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës”!

Zbulohet Dokumenti/ Vlora Hyseni ishte propozuar në muajin gusht nga Franca për nderimin me gradën “Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës”!

September 23, 2026
Rruga Berat–Ballaban drejt përfundimit, Rama: Vijojnë me intensitet të lartë punimet! Infrastrukturë më e sigurt

Rruga Berat–Ballaban drejt përfundimit, Rama: Vijojnë me intensitet të lartë punimet! Infrastrukturë më e sigurt

September 23, 2026
“Mos bëni politikë me shëndetin”- Ministrja Spahiu i përgjigjet PD: E vërteta e dyerve të hapura, të zgjidhim hallet e qytetarëve!

“Mos bëni politikë me shëndetin”- Ministrja Spahiu i përgjigjet PD: E vërteta e dyerve të hapura, të zgjidhim hallet e qytetarëve!

September 23, 2026
Zjarri i fuqishëm në Akërni të Vlorës, flakët shumë pranë banesave dhe aeroportit! Dyshohet për piromani

Zjarri i fuqishëm në Akërni të Vlorës, flakët shumë pranë banesave dhe aeroportit! Dyshohet për piromani

September 23, 2026
Bordi ul naftën me 13 lekë, do të shitet 197 lekë për litër! Benzina shkon në 172 lekë litri

Bizneset dhe fermerët nën presion, Dhoma e Tregtisë së Kosovës kërkon uljen e akcizës së karburanteve

September 23, 2026
Aksident në aksin Fier-Patos/ Përplasen dy mjete, një i plagosur

Dy aksidente në Tiranë, 24-vjeçari përplas këmbësoren, i mituri pa patentë përplaset me murin!

September 23, 2026
Përplasje për Territorialen te Ligjet, PD kundër draftit të PS, braktis mbledhjen: Po bëni ndryshime pa pyetur qytetarët! Manja: S’i marrim dot kompetencat e Kuvendit

Përplasje për Territorialen te Ligjet, PD kundër draftit të PS, braktis mbledhjen: Po bëni ndryshime pa pyetur qytetarët! Manja: S’i marrim dot kompetencat e Kuvendit

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com