• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Speciale/ Kryesia e PS në 25 vite, Ruçi më shumë mandate se Nano e Rama, largimet e bujshme

by Aalison Pearse Stevens
16/05/2016 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS / Në harkun e këtyre 25 viteve të fundit shumë gjëra kanë ndryshuar brenda PS, duke filluar që nga drejtimi i partisë, i ndarë në dy pjesë mes Fatos Nanos dhe Edi Ramës, ashtu edhe sa u përket niveleve të larta drejtuese të saj, duke filluar që nga Kryesia dhe Asambleja Kombëtare. Ajo që bie në sy është se shumë anëtarë kryesie të PS duke filluar që nga viti 1991 thuajse janë tashmë in-egizstentë politikisht, por ka dhe jo pak të tjerë të cilët vijojnë të jenë pjesë e kësaj kryesie, duke fillluar që nga Gramoz Ruçi, Pandeli Majko e me rradhë. Një studim i Institutit të Studimeve Politike ka nxjerrë në pah faktin se Ruçi është i vetmi anëtarë kryesie me numërin më të madh të mandateve si anëtarë i kupolës më të lartë drejtuese të PS me 7 nga 8 mandate kryesie, duke filluar që nga viti 1991 e deri në vitin 2020 kur mbaron dhe mandati i kryesis aktuale të zgjedhur pak javë më parë. Ruçi ka mandate më shumë se kryetari aktual i PS, Edi Rama dhe ish- kryetari socialist, Fatos Nano. Po të mos kishte dhënë dorëheqje nga kandidimi për në kryesinë aktuale, edhe Namik Dokle do të kishte të njëjtin numër mandatesh si anëtarë kryesie sa Gramoz Ruçi. Pas tyre, me numërin më të madhë të mandateve si anëtarë kryesie vinë Pandeli Majko dhe Arta Dade me 6 nga 8 mandate kryesie. Më pas renditen Et’hem Ruka me 5 mandate, dhe pas tij, Erion Braçe, Blendi Klosi, Arben Malaj, Bashkim Fino e Valentina Leskaj me 4 nga 8 mandate kryesie. Ajo që bie në sy në listën aktuale të kryesis së PS-së është fakti se shumë prej anëtarëve të saj janë me 2 mandate dhe disa të tjerë të zgjedhur për herë të parë si anëtarë kryesie.

Largimet e bujshme

Po cilët janë personazhet të cilët ndër vite kanë qenë dhe nuk janë më anëtarë kryesie të PS duke filluar që nga viti 1991 e në vazhdim. Në krye të listës spikat Fatos Nano, Dritëro Agolli, Servet Pëllumbi, Halil Lalaj, Shkëlqim Cani, duke vijuar me Rexhep Meidani, Kastriot Islami, Ylli Bufi, Sabit Brokaj, Ilir Meta e me rradhë. Janë të shumta arësyet e mospërfshirjes së mjaft emrave si anëtarë kryesie, duke filluar që nga mosha, gjendja shëndetësore, largimi nga PS duke krijuar subjekte të tjera politike si rasti i Ilir Metës  apo Petro Koçit, apo dhe konvertimi në democrat I Kastriot Islamit. Por nga ana tjetër në këtë rrugëtim kanë ndikuar edhe oponencat apo distancat në raport me kryetarin e PS. Kjo e bën mjaft të pasur biografinë hisorike të socialistëve sa i përket strukturës më të lartë drejtuese, siç është kryesia, por nga ana tjetër është edhe një pasqyrë e dinamikës së zhvillimeve brenda kësaj force politike.  Por sa demokratike kanë qenë zgjedhjet e kryesis së PS ndër vite? Ajo që vlen të theksohet është fakti se në dallim nga praktikat e mëparshme zgjedhore, këtë rradhë PS vendosi të mos ketë kandidatë rivalë, duke dhënë më shumë votëbesimin ndaj emrave të propozuar nga kryetari i partisë. Të gjithë emrat e kryesisë dhe sekretariatit u propozuan nga Rama. Asnjë emër nuk erdhi i propozuar nga baza apo anëtarët e tjerë të Asamblesë, ndaj edhe ekipi i ri vlerësohet se ka mbështetjen politike dhe besimin si staf i afërt i kryeministrit dhe kryetarit të PS dhe anasjelltas. Sesa demokratike është kjo, mbi këtë ngrihen shumë pikëpyetje.  .

(javanews.al) Armando Meta

lista

Next Post

Vampirët dhe kanibalët sundojnë Festivalin e Kanës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

March 29, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

“Berisha ka frikë nga gara për kreun e partisë!”, Alesia Balliu reagon pas përjashtimit nga PD e Elbasanit

March 29, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Me mentalitetin e Partisë unike në sistemin shumëpartiak

March 29, 2026
I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

March 29, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

March 29, 2026
Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

March 29, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In