• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet nesër, PDK-ja dhe LDK-ja e cilësojnë antikushtetuese

by E S
31/08/2025 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, edhe pse jo plotësisht e kompletuar, do të mbajë mbledhje nesër në orën 13:00.

Kryeparlamentari Dimal Basha e thirri këtë takim pas dështimit të zgjedhjes së nënkryetarit të pestë të Kuvendit, nga radhët e komunitetit serb. Por kësaj mbledhje i kanë thënë “JO”, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur vendimin e partisë, për mospjesëmarrje në këtë takim.

“Jo, absolutisht sepse konsiderojmë që çdo gjë që ndodh pas mbylljes arbitrate të seancës, pa konstituim të Kuvendit, është antikushtetuese. Nuk do të marrim pjesë”, ka thënë Bajrami.

Nga ana tjetër, PDK-ja ka thënë se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e thirrur për të hënën, është e pakuptimtë, dhe për pasojë tha se nuk do të marrë pjesë në të. Arsye bazë, sipas kësaj partie, është fakti se Kuvendi nuk është konstituuar ende.

“Zvarritjet e qëllimshme në procesin e themelimit të institucioneve shtetërore të shkaktuara nga VV-ja, janë skajshmërisht të rrezikshme për Kosovën. Sot, Kryetari i Kuvendit shpalli të përfunduar konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa u zbatuar në tërësi Neni 67 i Kushtetutës së Kosovës. Për Partinë Demokratike të Kosovës, Kuvendi ende nuk është i konstituuar, sepse nuk është zgjedhur Kryesia e tij në përbërjen e plotë kushtetuese. Në këto rrethana, PDK e konsideron të pakuptimtë ftesën për takim të Kryesisë së Kuvendit që nuk është konstituuar dhe nuk merr pjesë në takime të tilla, të cilat i shërbejnë vetëm agjendave partiake e jo interesit të shtetit”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Next Post
Izraeli bombardon tunelin e Hezbollahut  në Liban/ IDF: Aktiviteti ushtarak i tij, shkelje e marrëveshjes mes dy vendeve

Izraeli bombardon tunelin e Hezbollahut në Liban/ IDF: Aktiviteti ushtarak i tij, shkelje e marrëveshjes mes dy vendeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

March 14, 2026
Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

March 14, 2026
Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

March 14, 2026
Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 14, 2026
Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

March 14, 2026
Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

March 14, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

March 14, 2026
Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

March 14, 2026
Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

March 14, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave dhe tregut të punës

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In