• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryeqyteti që s’ka më vende për djegien e viktimave nga koronavirusi

by
01/05/2021 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarët në kryeqytetin e Indisë, Delhi, kërkuan që të gjenden vende të reja për djegien e viktimave, pasi morgjet dhe krematoriumet e qytetit janë të mbingarkuara me viktimat e koronavirusit. Vala e dytë e koronavirusit është duke shkatërruar pjesë të Indisë. Të premten, autoritetet thanë se kanë diagnostikuar edhe 386,452 raste të reja pozitive.

Kjo është shifra më e lartë ditore e regjistruar në ndonjë vend. Autoritetet raportuan edhe për 3,500 viktima në të gjithë Indinë dhe për afro 400 në Delhi – shifër rekorde për kryeqytetin. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Indi tashmë ka kaluar 18 milionë. Dërgesa e parë me furnizime emergjente mjekësore nga SHBA-ja arriti në Indi të premten.

Por, furnizimet me oksigjen dhe shtretërit spitalorë vazhdojnë të mungojnë. Shumë të afërm të pacientëve me koronavirus luten në mediat sociale për ndihmë. Një oficer i lartë i policisë në Delhi tha se njerëzit duhet t’i djegin anëtarët e familjes në krematoriume që nuk janë të përcaktuara për viktimat e koronavirusit. “Kjo është arsyeja përse duhet të ndërtojmë më shumë krematoriume”, i tha oficeri kanalit të lajmeve NDTV.

Qeveria qendrore e Indisë po përballet me kritika në rritje për shkak të trajtimit të pandemisë dhe vendimit për të lejuar tubime të mëdha zgjedhore dhe festivale fetare, në javët e fundit.

Deri më tani, më pak se 10% e njerëzve në Indi kanë marrë një vaksinë kundër koronavirusit. Të shtunën, të gjithë të rriturit mbi moshën 18 vjeç do të bëhen të ligjshëm për vaksinim, por ka shqetësime për disponueshmërinë e dozave. India është prodhuesi më i madh në botë i vaksinave, por nuk ka doza të mjaftueshme për rreth 800 milionë njerëz që do të kualifikohen për vaksinim./REL

Next Post
1772 raste të reja/A po rikthehen shifrat rekord në Spanjë?!

Sa i rrezikshëm është varianti indian i COVID-it?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

March 4, 2026
Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

March 4, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

March 4, 2026
Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

March 4, 2026
Kabineti i ri, zbardhet dekreti i Begajt/ Rama përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”

Propozimi i Ramës, Presidenti dekreton 7 ndryshimet në qeveri

March 4, 2026

S’janë emigrantë: Silvinjo, De Biazi, Albano, dhe 420 mijë të tjerë…

March 4, 2026
Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In