Prokuroria e Përgjithshme përfshihet në aksionin e pastrimit të politikës nga elementët e inkriminuar, një kërkesë kjo shumë e përsëritur nga ana e ndërkombëtarëve në mënyrë të vazhdueshme dhe sidomos nga SHBA dhe Bashkimi Evropian.
Kështu, Kryeprokurori Adriatik Llalla u ka dërguar një qarkore të brendshme 30 Prokurorive në 12 qarqe të vendit, përmes të cilës ai kërkon që të verifikojnë imtësisht të gjithë kandidatët e zyrtarizuar për kryetar bashkie.









