• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kryeprokurori i SHBA: Nuk jam takuar në fushatë me ambasadorin rus, akuzat të turpshme

by A R
13/06/2017 22:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions tha se akuzat se ai ka bashkëpunuar me rusët për të dëmtuar zgjedhjet e vitit 2016 janë gënjeshtra tronditëse dhe të turpshme.

Në dëshminë e tij para Komitetit të Inteligjencës së Senatit, Sessions mbrojti performancën e tij dhe tha se nuk do të lejojë askënd që të sulmojë nderin e tij. Sessions hodhi poshtë një prej spekulimeve më të shpeshta të kohëve të fundit, për arsyet pse u tërhoq nga hetimi për Rusinë.

“Refuzova hetimin, sepse rregullorja e Departamentit të Drejtësisë thotë qartësisht se nëpunësit e DASH nuk lejohet të marrin pjesë në hetimin e një fushate elektorale, ku kanë qenë të përfshirë”, deklaroi Sessions, i cili ishte këshilltar i fushatës së Trumpit.

Prokurori i Përgjithshëm, i pyetur nga anëtarët e Komitetit, sqaroi se ishte takuar dy herë me ambasadorin rus, Sergei Kysliak, kur shërbente si senator, por kurrë ndërsa punonte për fushatën e Trumpit.

Ai këmbënguli në këtë pikë me forcë dhe tha se, çdo raport për një takim të tij me ambasadorin rus në këtë kuadër është i rremë. Sessions mbrojti kritikat e bëra në një memorandum të Departamentit të Drejtësisë për ish-drejtorin e FBI-së, James Comey, por nuk u shpreh nëse mendonte se shkarkimi i tij ishte i drejtë.

Sessions shprehu gjithashtu besimin për prokurorin special, Robert Mueller, që ka marrë drejtimin e hetimit, ndërsa përmes justifikimit të bisedave private shmangu mjaft pyetje për takimet me presidentin Trump dhe çfarë mund të jetë diskutuar gjatë tyre./a.ç

Next Post
Arrestohen 2 trafikantë shqiptarë në Itali, kapen me 2 tonë kanabis

Arrestohen 2 trafikantë shqiptarë në Itali, kapen me 2 tonë kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com