• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryeprokurori / Përfundon rrëfimi i 7 kandidatëve te “Ligjet”

by A R
13/12/2017 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka përfunduar seanca dëgjimore te komisioni i Ligjeve për shtatë kandidatët për Kryeprokuror të përkohshëm të Republikës. Në këtë mbledhje munguan deputetët e opozitës. Për këtë shkak, që në nisje të seancës, kreu i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja si dhe anëtarja socialiste, Vasilika Hysi, kërkuan 15 minuta pushim, në mënyrë që komisioni të komunikojë me përfaqësuesit e opozitës. Manja lexoi emrat e kandidatëve në garën për Kryeprokurr si Ferdinand Elezi, Arta Marku, Besnik Muçi, Arqile Koça, Granit Shahu, Ermira Tafani dhe Artur Selmani. Edhe pse komisionit iu lanë 15 minuta për të kontaktuar deputetët e opozitës, asnjë prej tyre nuk është paraqitur në komision.

Kësisoj, seanca dëgjimore e komisionit të ligjeve ka rinisur pa praninë e përfaqësuesve të PD dhe LSI. I pari që dëshmoi përpara ligjvënësve të maxhorancës ishte prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme, Arqile Koça. Edhe pse shpalosi objektivat e tij si kandidat për kryeprokuror, Koça pranoi se nuk ka mbaruar shkollën e magjistraturës dhe as gëzon titullin Doktor, çka me gjasa e penalizon atë në rrugën për të pasuar Adriatik Llallën. Por pavarësisht kësaj, ai tha se është më i përgatitur se një magjistrat.

Arta Marku, prokurorja e Shkodrës ishte e dyta që dëshmoi përpara deputetëve, ndërsa pas saj u ul Artur Selmani, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në vijim prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi. E vetmja që ka përfunduar shkollën e magjistraturës është pikërisht Prokurorja e Shkodrës, Arta Marku, e cila shihet se kandidatura potenciale për të pasuar Adriatik Llallën në Prokurorinë e Përgjithshme. Gjithashtu, gjatë dëshmisë ranë në sy deklaratat e Besnik Muçit, i cili duke prezantuar platformën u shpreh se ka hetuar bandën e Lushnjes, ndërsa duke komentuar punën e prokurorit në detyrë, Adriatik Llalla, tha se vendimmarrja e tij ka qenë në konflikt të hapur interesi.

Kandidatët për Kryeprokuror të Përkohshëm:

Ferdinand Elezi  (Prokuror në Durrës)

Arta Marku (Prokurore në Shkodër)

Besnik Muçi (Prokuror te Krimet e Rënda)

Arqile Koça (Prokuror te Prokuroria e Përgjithshme)

Granit Shahu (Prokuroria e Tiranës)

Ermira Tafani (Prokurore në Elbasan)

Artur Selmani (Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme)

Pas seancës dëgjimore, komisioni i ligjeve do t’i drejtohet me një raport të detajuar Kuvendit për kandidatët në këtë garë, ndërsa do të jetë vota e Kuvendit që do të zgjedhë Kryeprokurorin e ri, i cili do qëndrojë në detyrë me një mandat të përkohshëm, deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas ndryshimeve të parashikuara nga Reforma në Drejtësi. Nga ana tjetër, opozita nuk pajtohet me ndërprerjen e mandatit të Adriatik Llallës dhe emërimin e një Kryeprokurori të Përkohshëm. Si PD ashtu edhe LSI kërkojnë që Llalla të qëndrojë në detyrë deri në ngritjen e KLP.

Mesditën e sotme, Lulzim Basha përsëriti se nëse Rama nuk tërhiqet nga “prokurori politik”, do përballet me opozitën dhe qytetarët. Ndërsa Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, u shpreh se Kushtetuta nuk parashikon Kryeprokuror të Përkohshëm. Ajo akuzoi gjithashtu Shoqërinë Civile se duke mospropozuar anëtarin për KLP-në, po mban peng ngritjen e këtij institucioni që do rregullonte punën e Prokurorisë dhe do shmangte edhe këtë debat që ka përfshirë politikën.

Next Post
SHENIM/ Top Channel vetëm 40 ditë më parë nga Katania raportoi se Tahiri nuk ka dosje

SHENIM/ Top Channel vetëm 40 ditë më parë nga Katania raportoi se Tahiri nuk ka dosje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret e gushtit duhen luftuar në shkurt

Zjarret e gushtit duhen luftuar në shkurt

August 9, 2026
Vdes Massimiliano Cencelli. Pse emri i tij hyri në fjalorin politik italian

Vdes Massimiliano Cencelli. Pse emri i tij hyri në fjalorin politik italian

August 9, 2026
Po kalonte autostradën në Lushnje, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren

Tragjike në Ksamil/ Babai përplas aksidentalisht vajzën e tij, e mitura humb jetën

August 9, 2026
Kina synon shërbime më të fuqishme të mjekësisë tradicionale

Kina synon shërbime më të fuqishme të mjekësisë tradicionale

August 9, 2026
Hyri me Jet Ski në zonën e sigurisë, Policia bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin

Hyri me Jet Ski në zonën e sigurisë, Policia bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin

August 9, 2026
Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Velipojës, shpëtohen dy pushuesit

Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Velipojës, shpëtohen dy pushuesit

August 9, 2026
Vodhën paratë e gjobave, Gjykata e Kukësit del me vendim për 22 efektivët e Policisë Rrugore

Radarë, dronë dhe makina inteligjente në Shkodër, mbi 1200 masa administrative gjatë një jave

August 9, 2026
Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Tirana zyrtare: Vizita i shërben së pari interesave të Ukrainës

Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Tirana zyrtare: Vizita i shërben së pari interesave të Ukrainës

August 9, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Disa vatra vijojnë aktive, situata nën kontroll në Krujë dhe Mallakastër

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Disa vatra vijojnë aktive, situata nën kontroll në Krujë dhe Mallakastër

August 9, 2026
Plane okupimi? Izraeli hap tender për 627 njësi banimi në Bregun Perëndimor të pushtuar

Plane okupimi? Izraeli hap tender për 627 njësi banimi në Bregun Perëndimor të pushtuar

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com