Në Komisionin e Ligjeve për dy orë e gjysmë u debatua mbi mënyrën e zgjdhjes së Kryeprokurorit të ri, ndërsa pas debateve opozita largohet nga Komisioni i Ligjeve.
Gjatë kohës që brenda komisionit diskutohej, të forta ishin edhe deklaratat e dy ambasadorëve të SHBA dhe BE që rekomanduan zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm me shumicë të thjeshtë, ashtu siç sugjeruan më herët edhe OPDATE e Euralius. Kjo kërkesë bie ndesh me pritshmëritë e opozitës, e cila kërkon që kryeprokurori të zgjidhet me 84 vota. Ndërsa opozita largohej, kryetari i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja nuk nguroi t’i quante antiamerikanë.