• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryeprokurori Llalla: Pjesëmarrës në puçin e organizuar në Turqi fshihen në Shqipëri

by Java News
23/05/2017 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi se ka dyshimet që në Shqipëri fshihen persona që kanë marrë pjesë në grushtin e shtetit në Turqi në 2016.

“Ka dyshime që në Shqipëri fshihen persona që kanë marrë pjesë në grushtin e shtetit në Turqi 2016.Po bëjmë verifikime. Do hetohen edhe biznese. Prokuroria turke na ka vënë në dispozicion informacione konkrete” tha Llalla.

Dekriminalizimi, lista e PS që u verifikua
Gjithashtu Llalla theksoi se verifikuam listën që Rama dërgoi për kandidatët për deputetë, ndërsa individët që janë konstatuar me probleme nuk janë përfshirë në zgjedhje.

“Verifikuam listën e Ramës për kandidatët për deputetë. Rama na e solli paraprakisht listën dhe ne konstatuam që disa persona prekeshin nga ligji i dekriminalizimit.

Këto individë kemi konstatuar se nuk janë përfshirë në listën përfundimtare të kandidatëve” tha ai.

Trafiku i drogës, Llalla: Grupet kriminale po përdorin teknologjinë
Organizohet për herë të parë në Shqipëri nga Prokuroria e Përgjithshme Konferenca Ndërkombëtare me praninë e Prokurorëve të Përgjithshëm të rajonit dhe më gjerë.
Gjatë konferencës Ndërkombëtare të Prokurorëve, Adriatik Llalla foli për situatën ndaj drogës dhe strategjinë kombëtare të qeverisë.

“Në vitin 2016, ligjvënësit miratuan një prej paketave ligjore më të rëndësishme në dy dekadat e fundit-Reformën në Drejtësi.

Kuadri i ri ligjor është i azhornuar me praktikat më të mira europiane. Ai synon forcimin e kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit vendas, krimit të organizuar, si edhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Zoti Xhejms Hamilton, i cili është i pranishëm sot këtu, ka dhënë një kontribut të çmuar, së bashku me kolegët e tij të Komisionit të Venecias, për hartimin e një kuadri ligjor efikas për Shqipërinë.

Gjithashtu, në vendin tonë, aktualisht ka një vullnet të plotë të shprehur politik, për të luftuar krimin e organizuar dhe sidomos trafikun e narkotikëve.

Autoritetet shqiptare tashmë kanë hartuar një strategji kombëtare kundër trafikut të narkotikëve dhe zbatimi i saj, kërkon, domosdoshmërisht edhe bashkëpunimin ndërkombëtar” deklaroi ai.

Në vazhdim Llalla u shpreh se prokuroria shqiptare ka një praktikë të konsoliduar bashkëpunimi me partnerët e huaj.

“Zoti Kataldo Mota, zyrtar i lartë prej shumë vitesh i Antimafias Italiane, i cili gjithashtu është sot i pranishëm në këtë Konferencë, ka qenë një prej nxitësve kryesorë të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në çdo vizitë që ka zhvilluar në Tiranë, zoti Mota ka kërkuar angazhimin gjithnjë e më të madh të autoriteteve shqiptare.

Gjithashtu, edhe kolegë të tjerë rajonal dhe europianë janë treguar çdo herë rigoroz në bashkëpunimin me autoritetet shqiptare për të luftuar sëbashku krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Prokurori Federal i Belgjikës, zoti Van Lëv, Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, zoti Akarça, si edhe zoti Lumezi, Prokuror i Shtetit i Kosovës, zoti Zvërlevzki, kryeprokuror i Maqedonisë tashmë janë ndër partnerët tanë më të ngushtë për të goditur kriminalitetin transnacional.

Natyrisht, edhe kolegët tanë nga Gjermania, Britania, Hollanda, Irlanda, Hungaria, e shumë vende të tjera kanë gjetur një partneritet serioz në Shqipëri. Dhe ky bashkëpunim i ngushtë është një vlerë e shtuar në luftën e përbashkët kundër kriminalitetit ndërkombëtar” tha ai.

Kryeprokurori theksoi se Konferenca e Tiranës do të përqëndrohet në forcimin e mekanizmave hetimorë për organizatat dhe grupet kriminale që përdorin internetin për veprimtarinë e tyre kriminale.

“Teknologjia ka përmirësuar jetën dhe shërbimin për qytetarët. Por nga ana tjetër, në duart e grupeve kriminale, ajo është shndërruar në një mjet efikas për t’iu shmangur agjencive të zbatimit të ligjit.

Për këtë arsye, strukturat hetimore janë të detyruara që të realizojnë bashkëpunim shumë të ngushtë dhe shkëmbim të dhënash në kohë reale për të pasur rezultate pozitive.

Lektorët në këtë konferencë do të sjellin praktikat e deritanishme, si edhe mekanizmat për të forcuar më tej luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.

Për këtë arsye, ne do të dëgjojmë nga ekspertët gjithçka që do të jetë e nevojshme, si edhe do të evidentojmë kapacitetet që duhen përmirësuar” përfundoi Llalla.

ma.me

 

Next Post
Kaloi nga Porti i Durrësit me 6 kg heroinë, por arrestohet në Itali

Kaloi nga Porti i Durrësit me 6 kg heroinë, por arrestohet në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bashkëpunim kundër kontrabandës, Shqipëria dhe Greqia forcojnë bashkëpunimin elektronik doganor

Bashkëpunim kundër kontrabandës, Shqipëria dhe Greqia forcojnë bashkëpunimin elektronik doganor

September 25, 2026
Merkato jashtë kontrollit, UEFA ngre alarmin: ‘Flluska’ Premier League, rrezik për Europën

Merkato jashtë kontrollit, UEFA ngre alarmin: ‘Flluska’ Premier League, rrezik për Europën

September 25, 2026
VIDEO/ Zbulohen pamjet e ekzekutimit mafioz të Artan Murtajt në Sarandë! Momenti kur 44-vjeçari përpiqet të largohet me vrap, por…

VIDEO/ Zbulohen pamjet e ekzekutimit mafioz të Artan Murtajt në Sarandë! Momenti kur 44-vjeçari përpiqet të largohet me vrap, por…

September 25, 2026
VKM/ Qeveria përfshin Fondin Shqiptar të Zhvillimit në projektet e reja të rindërtimit në Kombinat

VKM/ Qeveria përfshin Fondin Shqiptar të Zhvillimit në projektet e reja të rindërtimit në Kombinat

September 25, 2026
“Po humbasim njerëzillëkun nga AI”- Papa Leoni jep alarmin nga Franca: Makineritë do të marrin kontrollin e Tokës!

“Po humbasim njerëzillëkun nga AI”- Papa Leoni jep alarmin nga Franca: Makineritë do të marrin kontrollin e Tokës!

September 25, 2026
Inspektori i Pentagonit: Lufta në Iran ka çuar në mungesë të municioneve në SHBA -

“Rusia po gatuan diçka të madhe!”- Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

September 25, 2026
Brukseli sinjalizon Shqipërinë: Kujdes me planet për gazin amerikan në Ballkan!

Brukseli sinjalizon Shqipërinë: Kujdes me planet për gazin amerikan në Ballkan!

September 25, 2026
Galaja e Festës së Mesvjeshtës 2026 e CMG transmetohet në mbarë botën, të pranishëm edhe të ftuar specialë

Galaja e Festës së Mesvjeshtës 2026 e CMG transmetohet në mbarë botën, të pranishëm edhe të ftuar specialë

September 25, 2026
Kreu i Gjykatës kundër Korrupsionit del para KPK, çfarë rezultoi nga shqyrtimi i figurës dhe pasurisë

Mbledhja e gjyqtarëve, Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së, u desh shorti me gogla për të përcaktuar fituesin!

September 25, 2026
Nations League/ Gjimshiti para ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi: Synojmë të shkojmë për herë të tretë në Europian

Nations League/ Gjimshiti para ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi: Synojmë të shkojmë për herë të tretë në Europian

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com