• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kryeprokurori Llalla: Grupet kriminale po përdorin teknologjinë për trafiqet

by Java News
23/05/2017 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Organizohet për herë të parë në Shqipëri nga Prokuroria e Përgjithshme Konferenca Ndërkombëtare me praninë e Prokurorëve të Përgjithshëm të rajonit dhe më gjerë.

Gjatë konferencës Ndërkombëtare të Prokurorëve, Adriatik Llalla foli për situatën ndaj drogës dhe strategjinë kombëtare të qeverisë.

“Në vitin 2016, ligjvënësit miratuan një prej paketave ligjore më të rëndësishme në dy dekadat e fundit-Reformën në Drejtësi.

Kuadri i ri ligjor është i azhornuar me praktikat më të mira europiane. Ai synon forcimin e kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit vendas, krimit të organizuar, si edhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Zoti Xhejms Hamilton, i cili është i pranishëm sot këtu, ka dhënë një kontribut të çmuar, së bashku me kolegët e tij të Komisionit të Venecias, për hartimin e një kuadri ligjor efikas për Shqipërinë.

Gjithashtu, në vendin tonë, aktualisht ka një vullnet të plotë të shprehur politik, për të luftuar krimin e organizuar dhe sidomos trafikun e narkotikëve.

Autoritetet shqiptare tashmë kanë hartuar një strategji kombëtare kundër trafikut të narkotikëve dhe zbatimi i saj, kërkon, domosdoshmërisht edhe bashkëpunimin ndërkombëtar” deklaroi ai.

Në vazhdim Llalla u shpreh se prokuroria shqiptare ka një praktikë të konsoliduar bashkëpunimi me partnerët e huaj.

“Zoti Kataldo Mota, zyrtar i lartë prej shumë vitesh i Antimafias Italiane, i cili gjithashtu është sot i pranishëm në këtë Konferencë, ka qenë një prej nxitësve kryesorë të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në çdo vizitë që ka zhvilluar në Tiranë, zoti Mota ka kërkuar angazhimin gjithnjë e më të madh të autoriteteve shqiptare.

Gjithashtu, edhe kolegë të tjerë rajonal dhe europianë janë treguar çdo herë rigoroz në bashkëpunimin me autoritetet shqiptare për të luftuar sëbashku krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Prokurori Federal i Belgjikës, zoti Van Lëv, Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, zoti Akarça, si edhe zoti Lumezi, Prokuror i Shtetit i Kosovës, zoti Zvërlevzki, kryeprokuror i Maqedonisë tashmë janë ndër partnerët tanë më të ngushtë për të goditur kriminalitetin transnacional.

Natyrisht, edhe kolegët tanë nga Gjermania, Britania, Hollanda, Irlanda, Hungaria, e shumë vende të tjera kanë gjetur një partneritet serioz në Shqipëri. Dhe ky bashkëpunim i ngushtë është një vlerë e shtuar në luftën e përbashkët kundër kriminalitetit ndërkombëtar” tha ai.

Kryeprokurori theksoi se Konferenca e Tiranës do të përqëndrohet në forcimin e mekanizmave hetimorë për organizatat dhe grupet kriminale që përdorin internetin për veprimtarinë e tyre kriminale.

“Teknologjia ka përmirësuar jetën dhe shërbimin për qytetarët. Por nga ana tjetër, në duart e grupeve kriminale, ajo është shndërruar në një mjet efikas për t’iu shmangur agjencive të zbatimit të ligjit.

Për këtë arsye, strukturat hetimore janë të detyruara që të realizojnë bashkëpunim shumë të ngushtë dhe shkëmbim të dhënash në kohë reale për të pasur rezultate pozitive.

Lektorët në këtë konferencë do të sjellin praktikat e deritanishme, si edhe mekanizmat për të forcuar më tej luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.

Për këtë arsye, ne do të dëgjojmë nga ekspertët gjithçka që do të jetë e nevojshme, si edhe do të evidentojmë kapacitetet që duhen përmirësuar” përfundoi Llalla.

ma.me

Next Post
Trump në Izrael bën thirrje për paqe me Palestinën

Trump në Izrael bën thirrje për paqe me Palestinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

INSTAT nxjerr shifrat: Punësimi i të rinjve u rrit me 2,3%

Nga kartoni i diplomës tek zanatet që “s’të lënë pa bukë”, si po ndryshon tregu i punësimit në Shqipëri

January 19, 2026
Shtoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump: Ishte koha, bisedimet me Putinin nuk po shkojnë askund!

E konfirmon Kremlini: Putin është ftuar nga Trump që të bëhet pjesë e Këshillit për Paqen në Gaza

January 19, 2026
11 të plagosur në dy aksidente / Makinat përplasen në Fushë-Milot, “Audi” përplaset me barrierat e rrugës në Gjorm

11 të plagosur në dy aksidente / Makinat përplasen në Fushë-Milot, “Audi” përplaset me barrierat e rrugës në Gjorm

January 19, 2026
Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

January 19, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

E rëndë në Sarandë! Çifti i të moshuarve plagos me thikë një fëmijë…

January 19, 2026

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot

January 19, 2026
Flet për prindërit, Linda Rama: Kur ndihem e lënduar nga padrejtësitë, imazhi i parë që më vjen është ai i nënës, mbrojtjen e gjej te babai

Flet për prindërit, Linda Rama: Kur ndihem e lënduar nga padrejtësitë, imazhi i parë që më vjen është ai i nënës, mbrojtjen e gjej te babai

January 19, 2026
Përshkallëzohet presioni nga Trump për Groenlandën: Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen

Përshkallëzohet presioni nga Trump për Groenlandën: Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen

January 19, 2026
Fitoi Shqipëria nga ftesa e Trump?

Fitoi Shqipëria nga ftesa e Trump?

January 19, 2026
Ish-drejtori i burgut u la në qeli/ Avokati i Cërlojt: Do të ankimojmë vendimin.. Ja arsyeja

Ish-drejtori i burgut u la në qeli/ Avokati i Cërlojt: Do të ankimojmë vendimin.. Ja arsyeja

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In