Sot u bënë publike formularët e vetëdeklarimit të zyrtarëve të lartë nga ana e Kuvendit të Shqipërisë. Ndër shumë prej vetëdeklarimeve është vënë re se shumë zyrtarë kanë ndryshuar emrat dhe mbiemrat, por ka gjithashtu edhe persona të cilët kanë jetuar si emigrantë.
Kryeprokurori Adriatik Llalla deklaron në formularin e tij se ai ka jetuar si emigrant në Patra. Po ashtu edhe kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj deklaron se ka qenë emigrant në Greqi për disa vite.