Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, propozon te Presidenti Bujar Nishani dekretimin e nëntë prokurorëve të rinj. Emrat e dërguar te Presidenti mësohet se janë: Emror Kasaj, Elidon Hysenaj, Mirela Kapo, Alma Bramo, Urim Buci, Jonad Bara, Gëzim Çopa dhe Bledar Valikaj.
Propozimi i nëntë emrave të oficerëve të Policisë Gjyqësore, kandidatë për prokurorë, është bërë pas procedurës së testimit me shkrim dhe me gojë të zhvilluar javën e fundit. Mësohet propozimi vjen pas shpalljes së nëntë vendeve vakante për prokurorë në prokuroritë e rretheve Dibër, Sarandë, Mat, Pukë, Tropojë, Kurbin, Gjirokastër, Kukës dhe Krujë. Procedura e konkurrimit me shkrim është zhvilluar të enjten më 29 tetor në ambientet e Prokurorisë së Tiranës.
News24