Kryeprokurori Çela: Duhen masa drastike në sistemin e drejtësisë! Harta e re gjyqësore, urgjente!

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, ka paralajmëruar masa drastike në sistemin e drejtësisë, pasi sipas tij, ka vakanca të shumta në sistem.

I pyetur nga gazetarët për hartën e re gjyqësore dhe nëse do të ketë pasoja për prokuroritë e rretheve, kryeprokurori Çela u shpreh se është urgjente ndërmarrja e një harte të re.

“Ne patëm një takim dje. Ka qenë një shqetësim që e kam paraqitur dhe në takimet e tjera, urgjencën e ndërmarrjes së një harte të re gjyqësore. Mendojmë se në një plan afatmesëm do arrijë të amortizojë vakancat e shumta në sistem. Kjo do të thotë se ne duhet të marrim masa drastike. Kjo masë nuk do të jetë e vetme. Do të merren masa edhe sa i përket funksionimit të shkollës së magjistraturës. Rigrupimi i prokurorive mendojmë se do të krijojë një shpërndarje më të drejtë të punës mes prokurorëve, si dhe një ngarkesë të përballueshme. Por prurjet e reja janë çelësi i zgjidhjes. Ne kemi kërkuar nga ILD deri tani inspektimin e 6 prokurorëve. Di që ka nisur procedimi për disa nga rastet”, u shpreh kryeprokurori.

Ai i bëri këto deklarata pas mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të zhvilluar në mjediset e “Polit të Drejtësisë”.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com