• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kryepeshkopi i ri do jetë shqiptar”- Teologu dhe At Nikolla zbulojnë ku do të prehet Anastasi

by A R
26/01/2025 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teologu i njohur Miron Çako zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN se pasuesi i Anastas Janullatos në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë do të jetë shtetas shqiptar.

“Kisha është një institucion që ka statusin e vetë dhe sipas statusit të Kishës Ortodokse, Kryepeshkopi zgjidhet nga Sinodi dhe do të jetë sipas nenit, shtetas shqiptar. Kështu që është problem shumë i zgjidhur dhe nuk ka asnjë diskutim tjetër, pasi ka shumë zëra, dhe hipoteza. Pra është diçka që do ta zgjidhi Kisha”, tha Çako në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN.

Ai më tej hodhi poshtë të gjitha hipotezat e përfolura lidhur me drejtimin e kishës, duke sqaruar edhe procedurën me të cilën do të zgjidhet Kryepeshkopi i ri, ndërkohë që përkohësisht institucioni do të drejtohet nga Mitropoliti i Korçës, At Joani.

“Nuk janë amanete që ka lënë Kryepeshkopi. Kisha ka ligjet e veta. Patjetër Kryepeshkopi është ai që e përfaqëson por kisha drejtohet nga Sinodi. Anëtarët e Sinodit do të mblidhen pas 40 ditësh dhe në mënyrë demokratike me anë të votave do të zgjedhin personin, që hiri i perëndisë e ka thirrur dhe do jetë pranuar nga Sinodi dhe pastaj nga gjithë kisha, si Kryepeshkop kanonik i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Pra nuk ka kështu dëshira dhe amanete”, sqaroi teologu në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN.

Ndërkohë, At Nikolla Kodheli zbuloi se Kryepeshkopi Anasatas do të prehet pranë Kishës Ortodokse në kryeqytet.

“Do të prehet pranë Katedrales Ortodokse, sepse Kryepeshkopi është ai që ndërtoi katedralen. Ndërtuesit prehen aty në veprën që ndërtuan. Dhe kryepeshkopi nuk është ndërtuesi i një Katedraleje që dominon sot në qytetin e Tiranës, por është ndërtuesi i 160 kishave në tërë Shqipërinë. Nga Shkodra deri në Sarandë dhe Vermosh ka kisha Ortodokse sot. Kryepeshkopi është pjesë e kishës, çdo Kryepeshkop martohet me dioqezën e tij dhe nderi i tij është të prehet brenda dioqezës së tij”, tha ai në “Off the Record” nga Andrea Danglli.

Next Post
Opozita e kërkoi prej muajsh Ilir Beqajn, sot s’e lënë të flasë

"Sterilizimi", reagon Beqaj: Berishën, Vokshin dhe Vasilin do t'i thërras si dëshmitarë në gjyq!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

“Fondet të kalojnë pa vonesa”, INSTAT kërkon para shtesë për vitin 2027 për censin e bujqësisë

November 5, 2026
Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

November 5, 2026
‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

November 5, 2026
Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

November 5, 2026
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

November 5, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Nga Kaini te Kanuni, dhe një shtet inekzistent

November 5, 2026
Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

November 5, 2026
Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

November 5, 2026
Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

November 5, 2026
Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In