• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Kryeparlamentarin nuk e japim”, deputeti i Vetëvendosjes: I kemi ofruar 7 propozime LDK-së

by Java News
29/01/2020 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se kjo parti i ka bërë shtatë propozime LDK-së për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje. Sipas tij, LDK-ja ka bërë vetëm një dhe ajo ka qenë që Glauk Konjufca i VV-së të hiqet nga posti i kryeparlamentarit e LDK-ja ta udhëheqë Kuvendin deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

“Nuk e di sa serioze mund të quhet një kërkesë e tillë kur thuhet se personi që e kemi votuar të japë dorëheqje e të shkarkohet, ta marrim për një vit e pastaj ua kthejmë. Po të ishte puna që njëmend puna të ishte për një post të rëndësishëm shtetëror, do të duhej të pranohej kryekuvendari që më 23 dhjetor kur u kemi bërë propozim. S’bëhet fjalë për kërkesë legjitime që të thuhet se po e kërkojnë një post vetëm sa për të mbetur pa post të rëndësishëm. S’mund të kthehemi prapa sepse shkelet vullneti i deputetëve. Edhe po të merreshim vesh ka shkelje të vullnetit të deputetëve të tjerë”, ka thënë ai.

Murati ka zbuluar se VV-ja i ka ofruar LDK-së 7 ministri në Qeverinë Kurti, por nuk ka treguar nëse aty është paraparë raporti 7 me 3 apo ka qenë format tjetër. Sipas tij, edhe kjo ofertë është refuzuar nga LDK-ja me kërkesën e vetme për kryeparlamentarin.

“Ne kemi ofruar shtatë propozime. Pres që shumica në LDK të reflektojë e të kemi marrëveshjen. Ne kemi lëvizur shtatë herë, kemi bërë shtatë propozime. Propozimi i vetëm i LDK-së deri më tani nga 26 dhjetori e tutje ka qenë propozimi që këqyr me e zhbë rezultatin e 26 dhjetorit, votimin e Glauk Konjufcës. VV-ja ka bërë vazhdimisht propozime që të arrihet konsensusi. S’mundet vetëm njëra palë të bëjë shtatë propozime e pikërisht asaj t’i thuhet lësho pe akoma. S’mund të hyjë edhe VV-ja në qeveri duke hequr dorë ose duke i shkelur edhe institucionet e vullnetin që u shfaq më 26 dhjetor. Kemi qenë të gatshëm të lëshojmë pe duke mos ndërhy në votimin që ka qenë, u kemi ofruar 6 ministri e madje edhe 7. Ideja ishte vetëm të mos ngecim. Kemi një palë në anën tjetër që të vetmen kërkesë e ka te një post që tashmë është zgjedhur. Marrëveshja duhet të lëvizë përtej asaj. Ata të lëvizin sepse votimi i Konjufcës është i pakthyeshëm”, ka thënë tutje Murati, shkruan “koha.net”.

Murati, megjithatë, është shprehur optimist për arritjen e marrëveshjes para 4 shkurtit.

“Mendoj se do të ketë marrëveshje. Shpresoj të kemi mirëkuptim edhe prej palës tjetër që të vijnë në tavolinën e negocimit e të bëjnë një hap tutje drejt marrëveshjes. Deri tani ishte një gjysmëhapi me sherr që të zhbëhet diçka që tashmë ishte bërë. Duhet të sqarojmë se si secila palë të ndihet e kënaqur e të materializojmë vullnetin për ndryshim”, ka përfunduar ai. /e.s/

Next Post
Asnjë gjurmë për pukjanin e marrë peng prej të premtes/ Çfarë u zbulua nga kamerat e sigurisë në Kamzë

Shkon në 5 numri i të arrestuarve për pengmarrjen dhe vdekjen e Jani Prengës (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In