• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kryengritjet” e Vlorës dhe dallimi mes PS e PD

by Mero Baze
11/03/2021 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Pas lajmeve se Bujar Leskaj dhe kryesia e PD në Vlorë kanë kërcënuar me dorëheqje, për shkak të listës së Lulzim Bashës, Partia Demokratike në qendër bëri një deklaratë në emër të Bujar Leskajt, ku thotë që ai është në krye të punës dhe lajmet për dorëheqje janë sajime të Edi Ramës.

Është e kuptueshme që reagimet për listat të shoqërojnë shumë degë të partive në rrethe dhe nuk është ndonjë suprizë. Por rasti i Vlorës është shumë ilustrues për atë se kush po e menaxhon krizën e listave të Bashës dhe si e menaxhon.

Lajmi i sigurtë është që Bujar Leskaj ka kërcënuar me dorëheqje. Po ashtu dhe kreu lokal i PD në Vlorë, Deromemaj.

Tani pas tre ditësh, Bujar Leskaj ende nuk ka një deklaratë të tij se çfarë ka ndodhur dhe ka fikur telefonin.

I vetmi që ka folur me të është Sali Berisha, dhe ai përmes telefonit të ish- badigardit të tij Agron Kuliçi, i cili duke qenë njeri i afërt me Leskajn, shkoi aty për të zgjidhur krizën.

Është e kuptueshme që Leskaj i ka premtuar Berishës se do tërhiqet nga dorëheqja dhe do vazhdojë punën, por ai nuk ka marrë tashmë përgjegjësinë për rezultatin me listën që i ka ofruar Basha.

Deri më tani nuk kemi ende asnjë deklaratë konfirmuese të Leskajt apo Deromemaj, përveç një deklarate nga selia qëndrore e PD. Me shumë gjasa e pres një të tillë pas këtij shkrimi.

Ky është një problem i brendshëm i PD dhe nuk ja vlen të merresh, nëse Edi Rama nuk do ta përdorte këtë rast, për të sulmuar Leskajn dhe për ta denigruar atë pikërisht në këto moment.

Ndërhyrja e Ramës duket shumë tinzare, pasi ai duke sulmuar Leskajn dhe duke e dengiruar atë, synon njësoj si Berisha, ta mbajë atë në lojë dhe të udhëheqë një listë që nuk e do.

Kjo ja bën PS-së më të lehtë betejën në Vlorë, përballë një dorëheqjeje të mundshme të Leskajt dhe një liste tërësisht të Bashës, që mund ta mbyllte konfliktin dhe të vazhdonte përpara.

Mes Bashës që e fyen duke ja ndërruar listën që ai ka çuar në Tiranë dhe Ramës që e denigron, natyrisht Leskaj do detyrohet të jetë me Bashën dhe të gëlltisë rrebelimin e tij.

Logjike do të ishte që Basha të impononte listën e vet, dhe nëse Leskaj nuk ishte dakord, të largohej dhe Basha të merrte përgjegjësi për listën e tij.

Tani aty nuk ka askush përgjegësi. Leskaj do bëjë sikur kryeson një listë që nuk është e veta dhe për çdo rezultat do fajësojë Bashën.

Basha nga ana e vet do fajësojë Leskajn, kurse Berisha, që tenton të bashkojë Leskajn me listën e Bashës, do ta përdorë këtë ose kundër njërit, ose kundër tjetrit, pas zgjedhjeve.

E kundërta ka ndodhur me të njëjtin problem që pati Edi Rama në Vlorë. Kryetari i Bashkisë, Dritan Leli, refuzoi të jepte dorëheqjen për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë, për arsye personale.

Rama e zëvendësoi menjëherë dhe e nxorri atë jashtë fushatës dhe refuzoi influencën e tij politike në fushatë. Pra e spastroi menjëherë problemin, duke e marrë vet përgjegjësinë për atë që ndodhi.

Kur hyn në betejë, nuk ke luksin të harxhosh energji me luftë të brendshme, por duhet që përgjegjësia e betejës të jetë e qartë.

Kjo kërkon ta kesh situatën nën kontroll si lider partie. Rama  e ka këtë luks, kurse PD më shumë se kudo tjetër, në Vlorë provoi se është parti me dy kryetarë, ku secili përpiqet të bëjë zgjidhjet e veta, duke e lënë përgjegjësinë për rezultatin, jetime.

Dhe kjo nuk ka ndodhur vetëm në Vlorë, por dhe në qarqe të tjera. Njësoj duket Korça dhe Shkodra, por dhe disa qarqe të tjera.

Të gjithë të pakënaqurit nga lista telefonojnë Berishën dhe ai bëhet garant i tyre, por jo garant i suksesit të listës. Dhe kjo mund ta dëmtojë PD-në më shumë se çdo gjë tjetër deri në fund, pasi po i ngjan një shtëpie, ku gjyshi përpiqet të qetësojë të pakënaqurit nga dhëndri i ri, të cilit i ka lënë çelsat e shtëpisë, por që nuk e lë të jetë zot shtëpie.

Next Post
I hapet rrugë vaksinës ruse dhe kineze, Manastirliu dhe Ahmeta

I hapet rrugë vaksinës ruse dhe kineze, Manastirliu dhe Ahmeta

Comments 1

  1. Janaq Kalemi says:
    5 years ago

    Kollovari, kollovar mbetet.

    Reply

Leave a Reply to Janaq Kalemi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In