• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryenegociatori Zef Mazi në UET: Progresi që ka bërë Shqipëria drejt integrimit në BE!

by
14/01/2022 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryenegociatori i Shqipërisë për anëtarësimin në BE, Zef Mazi ishte i ftuar në një leksion të hapur në UET, ku u diskutuan përpjekjet e integrimit

“Nuk ka vend më të mirë se ky universitet për të folur për integrimin europian dhe çështjet evropiane”, kështu u shpreh kryenegociatori i Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, Zef Mazi, i pranishëm në një leksion të hapur me studentët e masterit në Universitetin Europian të Tiranës.

Procesi i Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian (BE) është konsideruar si prioriteti më strategjik kombëtar, i cili udhëheq axhendën qeverisëse të vendit dhe që prej qershorit të vitit 2014, Shqipëria gëzon statusin e vendit kandidat për në BE.

Pas një rrugëtimi të gjatë e plot sfida, me kushte dhe prioritete të vendosura e që duhen përmbushur, në mars të vitit 2020, vendet anëtare të Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje politike për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Dhe vetëm pak muaj më vonë, kryeministri Edi Rama prezantoi diplomatin Zef Mazi si kryenegociator të Shqipërisë për antëtarsimin në BE.

Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Tonin Gjuraj e falenderoi ambasadorin Mazi për praninë e tij në këtë leksionin e hapur dhe e konsideroi të vyer bashkëbisedimin e tij me pedagogët dhe studentët e universitetit.

“Dhe dua t’ju falënderoj shumë ambasador që jeni këtu sot, dhe që ndani vizionin tuaj, idetë tuaja. Studentët janë të etur që të ndajnë me ju, disa nga eksperiencat e mirat dhe çështje të diskutueshme, si psh., nëse Shqipëria është një partner i besueshëm i Bashkimit Evropian ose nëse do të kemi ndonjë lajm të mirë në muajin e ardhshëm në rrugën e ngjitjes drejt Bashkimit Evropian. Ndoshta çështje që lidhen me reformën në drejtësi, sepse ne kemi pasur njëfarë progresi për të qenë realist”, tha rektori Gjuraj.

Ai e cilësoi figurën e kryenegociatorit Mazi si një njeri realist, objektiv, të drejtpërdrejtë dhe të besueshëm.

“Ambasadori Mazi pëlqen ta quajë vetën optimist, në fakt ai është shumë realist, shumë objektiv dhe  i drejtpërdrejtë, por mbi të gjitha, ai është shumë i besueshëm”, u shpreh më tej Gjuraj.

Ambasadori Zef Mazi u shpreh se gjërat po ecin në rrugën e vetë dhe sipas meritave të tyre, sa i përket antëtarësimit në BE.

“Disa e kanë konsideruar integrimin si një garë. Por unë do të preferoja të shmangia ta quaja garë, për një arsye shumë të thjeshtë, sepse nuk ke me kë të konkurrosh. Kjo nuk është një çështje se kush arrin i pari në vijën e finishit për kryesuar garën”, tha kryenegociatori.

Megjithatë kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian janë parakusht për anëtarësimin. Diplomati Mazi teksa bëri një panoramë ndër vite të ecurisë së plotësimit të kushteve thelbësore për integrimin në BE, krahas reformave të tjera, si vendimtare cilësoi atë në drejtësi.

“Një çështje vendimtare që dua të prek është reforma në drejtësi. Kjo është pjesë e kapitullit 23. Dhe unë e cilësoj atë si një çështje vendimtare, sepse është me të vërtetë një çështje vendimtare”, tha Mazi, ndërsa theksoi se këtu e ka fjalën përveç së tjerash edhe për sigurimin e funksionimit të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

Më tej, Zef Mazi rrëfeu se si kryenegociator, për 18 muaj ka vizituar 21 kryeqytete, duke përfshirë tre herë Brukselin.

 “Ne duhet të përgatitemi seriozisht, në mënyrë më gjithëpërfshirëse, me struktura të dedikuara funksionale, të përgatitura mirë”, u shpreh ai.

/b.h

Next Post
Berisha kalon nga akuzat te shantazhi, do i përgjigjet Basha me të vërtetën e 21 Janarit?! Ja si u përdor si korrier për të ‘thyer’ Ina Ramën

I gatshëm të dëshmojë për 21 janarin? Basha shmanget: Të fokusohemi te çështjet kryesore, dosja është proceduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In