• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për të gjetur zgjidhje për targat e makinave

by
23/11/2022 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç po takohen në Bruksel, me ndërmjetësimin e të dërguarit evropian për bisedimet ndërmjet të dy vendeve, Miroslav Lajçak, në një përpjekje për të gjetur një zgjidhje lidhur me targat e makinave, që ka shtuar shqetësimet për tensione të reja në veriun e Kosovës.

“Shpresoj sinqerisht se do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje sot për të ulur tensionet në terren dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkroi zoti Lajçak.

Të enjten skadon një shtyrje 48 orëshe e vendimit të qeverisë së Kosovës për gjobitjen e atyre që nuk i kanë ndërruar targat e makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës.

Shtyrja u bë me kërkesën amerikane për t’u dhënë mundësi bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, zëdhënësi i të cilit Peter Stano tha se synim i takimit të sotëm është gjetja e një rrugëdaljeje në frymën evropiane nga situata aktuale.

“Bashkimi Evropian përsërit dhe kujton se presim sjellje evropiane nga të dyja palët për të gjetur zgjidhje dhe rrugëdalje evropiane nga kjo situatë aktuale që është një situatë e krizës, kriza më e keqe që kemi parë në vite në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Takimi i kryenegociatorëve pason atë të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç të hënën në Bruksel që nuk solli asnjë përparim.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kritikoi sot sërish shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell për siç tha, ndryshim të agjendës dhe largimin nga tryeza e diskutimeve të planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi i madh u hoq nga agjenda. Nevoja urgjente për propozimin evropian me mbështetje franko-gjermane u zhduk nga tavolina duke ju përshtatur qëllimit të Serbisë, presidenti i së cilës kishte ardhur në Bruksel jo për “Propozimin e Bashkimit Evropian”, por për targat”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se vendimi për targat është i qeverisë dhe si i tillë nuk mund të jetë objekt i negocimit. Ai tha se është i gatshëm për takime në Bruksel por që për temë kanë marrëveshjen përfundimtare.

“Takimi i nivelit të lartë duhet të jetë për qëllime të larta dhe unë natyrisht që pres se kjo do të vazhdojë. Sot në Bruksel ndodhet zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Dialog dhe Zhvillim, Besnik Bislimi. Mbase do të ketë edhe një takim në përpjekje, që brenda këtyre 48 orëve të arrihet dakordimi. Ne e kemi edhe vullnetin edhe qëllimin e mirë dhe gatishmërinë e vazhdueshme”, tha ai.

Me 1 nëntor qeveria e Kosovës filloi zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia, me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për shtyrjen e afatit. Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill tha sot se shtyrja duhet të ndodhë për një vit për të hapur mundësinë e zgjidhjes së çështjeve më të rëndësishme ndërmjet palëve.

Punonjësit serbë u tërhoqën nga të gjitha institucionet vendase me 4 nëntor ndërsa sot protestuan në disa zona kundër vendimeve të qeverisë qendrore në Prishtinë./ Marrë nga VOA

Next Post
Protestë më 6 dhjetor para liderëve të BE/ Berisha: S’mblidhen 30 diktatorë, por udhëheqës të vendeve të lira. Do më mirëkuptojnë.  Le t’u bien…!

Protestë më 6 dhjetor para liderëve të BE/ Berisha: S'mblidhen 30 diktatorë, por udhëheqës të vendeve të lira. Do më mirëkuptojnë. Le t'u bien...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In