• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kryeministrit nuk ka kush t’i shkruajë

by
21/09/2015 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Erion Hiluku

Një mik më dërgoi letrën që kryeministri i kishte drejtuar para disa muajve stafit të tij. Meqë u bë publike mund të themi se iu drejtohet të gjithë nëpunësve, madje është interesante edhe për punonjësit e tjerë të shërbimeve publike e private. Në ndonjë vend të botës ky mund të ishte edhe një mail “zinxhir”, se e ka shkruar kryeministri, i cili duke qenë i zgjedhur nga vetë populli është një opinion i respektueshëm. Por le ta ‘paragjykojmë’ njëherë, sa i vërtetë është, pse na qenka i pakënaqur kryeministri, gati duket edhe më i pakënaqur se miku im, të cilit i dedikoj këtë shkrim, sepse letrat duan përgjigje.

Kështu më erdhi në mendje koloneli i Marques që kishte luftuar të bëhej shtet në një vend të Amerikës së jugut, i cili i shkruante letra qeverisë por që akoma po pret pensionin dhe përgjigje. Rasti është i kundërt nga njëra anë sepse këtu është qeveria që shkruan, por i njëjtë nga ana tjetër sepse është pa përgjigje. Dhe meqë nuk gjeta përgjigje atje, shkova në veri dhe, Xhon Adamsi në vitin 1772 shkruante: Vendi im është zhytur në mjerim të thellë dhe ka shumë pak Arsye për Shpresë. … Populli duket i dërrmuar nga përpjekjet, dhe Korrupsioni, Servilizmi dhe Prostitucioni po ja hanë trupin dhe po përhapen si kanceri.  Tani fshati që duket s’do kallauz.

Kur është i pakënaqur kryeministri, mund të jenë të pakënaqur edhe qytetarët.  Një mail-letër kundër rrymës dhe kulturës popullore predominuese, megjithëse askush nuk habitet më nga arroganca sistematike e politikanëve, të cilët menjëherë sa bëhen pjesë e klubit elitar fillojnë të gëzojnë privilegjet me të drejta të plota. Rrallë herë të zë syri një politikan të sjellshëm e me këmbë në tokë, të edukuar, të dashur me njerëzit qofshin këta edhe votuesit e tij. Dhe ndërkohë që ministrat merren me marrëveshjet e mëdha shumë miljonëshe, me shumë gaz, naftë, tendera, minerale dhe energji, -urime, jemi edhe ne të tjerët që nuk jemi në ato nivele por që akoma e fitojmë jetën nëpërmjet punës.

Por fjalët i merr era, e po ndodh  një fenomen mjaft i rrallë në historinë e njerëzimit, që nuk është emigrimi në vetvete, por shkaqet i tij. Ndryshe nga popujt e tjerë, ne nuk ikim nga lufta dhe pasiguria, apo na mungon buka e gojës, por nga mungesa e vazhdueshme e shtetit dhe nga korrupsioni.

Shqiptarët duan shtet dhe kryeministri e di këtë, dhe shpresoj që të dijë gjithashtu se jo të gjithë e duan, përfshi këtu edhe ndonjërin nga ata që iu shkruante dhe që nuk e ka ka vënë ujin në zjarr për këtë punë. Ata që nuk duan shtet serioz janë padyshim më pak por janë aq pranë tij saqë e pengojnë këtë. Janë një sëmundje e keqe dhe e vjetër që korrupton çdo gjë. Fytyra kimerike e kësaj sëmundjeje nuk fshihet dot më as nga lustrimet estetike të politikës. Mikrobet gërryejnë shpirtin e Kombit dhe ky i mjeri, i nënshtruar, pret që nga gjiri i tij të dalë ndonjë burrë që t’i japë fund kësaj agonie, në një mënyrë ose tjetër. Parazitë të pamëshirshëm ia thithin papushim gjakun dhe nga babëzia e injoranca nuk e kuptojnë se, kur të vdesë trupi edhe ata do të ngordhin. Është paradoksale sesi, pasi ka investuar miljona dhe dekada në bijtë e tij, ia dhuron këta të tjerëve. Normalisht që Kombet e tjera i mirëpresin, pasurohen e rigjenerohen me ta.

Shqiptarët duan shtet dhe vërtet po emigrojnë atje ku shteti është më i i fortë dhe nuk ngjan me një “shtet sh.a.”. Më në fund e kanë kuptuar se nuk ecet më me blerje diplomash të cilat nuk ju a njeh as ai që iu a shet, që nuk ecet më me sorollatje, dhe se nuk ia kanë borxh t’i japin rryshfet as nëpunësit, as doktorit, as gjykatësit es askujt që iu pi gjakun. Për sa thashë më sipër, miku im i dashur e mosbesues, mbase edhe kryeministri, do duan prova.   Por a ka provë më të madhe se sakrifica që menjëherë pranuan në shumicë qytetarët për të marrë përsipër e paguar borxhet shumëvitëshe, e për të vënë në kohë rekord kasa fiskale e për t’u regjistruar në tatime?! Me dy-tre udhëzime qytetarët menjëherë po zbatojnë ligjet, po e kërkojnë rregullin, kuponin tatimor, paguajnë gjobat dhe nuk i fshihen më policit në rrugë.  Janë ngushtuar, më falni për këmbënguljen, deri në bukën e fëmijëve, që t’i japin një shans qeverisë. Mirëkuptojeni këtë. Vlerësojeni këtë në lartësinë e duhur, se nesër do ju kerkohet llogari.

Shqiptarët e kanë kuptuar, më në fund, se investimi më i mirë është shteti, se pasuria më e sigurtë s’është tjetër, përveç shtetit  Sot është sakrificë të jetosh në Shqipëri dhe askush nuk do të bëhet kurban këtu, dhe kot së koti. Shqiptarët nuk kemi as tokë e as shtëpi të sigurtë, as rrugë e as sigurime shoqërore e shëndetësore, të jemi të sinqertë: në këto momente ne dhe fëmijët tanë nuk kemi të ardhme. Pikërisht te kjo është i bazuar progresi i vendit, sepse nuk ka progres nëse nuk shihet më larg, tek e ardhmja. Shumë vende të Epropës janë djegur e shkrumbuar më se një herë gjatë shekullit të fundit, dhe të gjithë janë ringritur, duke bazuar të ardhmen në krijimin me urgjencë të shtetit ligjor. Edhe ata janë përballur me vështirësi ekonomike e me korrupsion por kanë zgjedhur bijtë e tyre më të mirë, i kanë ndjekur e mbështetur duke përbuzur njëkohësisht tradhëtarët. Duhet të iu kujtoj zotërinjve politikanë se kanë në dorë të ardhmen e tonë dhe për këtë duhet të jenë në lartësinë e duhur, ose të hapin krahun. Nga ana tjetër edhe zotit kryeministër, mbase nuk i vjen keq t’i kujtoj se drejtuesit e mëdhenj të kombeve kanë hyrë në histori jo vetëm për vendosmërinë e qeverisjes por edhe si protagonistë  të ndëshkimeve shembullore.

Dhe nëse vërtet doni të bëheni pjesë e historisë dhe jo vetëm milionerë, Chesterton thotë se, progresi nuk arrihet pa një kod të hekurt moral… Sepse vetë fjala “progres” tregon një drejtim; dhe në momentin në të cilin, sado pak qoftë, dyshojmë përsa i përket drejtimit, vëmë në dyshim vetë progresin.

Next Post

Shtohen përdoruesit e drogave në Shqipëri: 10% e gjimnazistëve përdorin marijuanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In