Mediat serbe shkruajnë se kryeministri Vucic nuk do të vijë në Elbasan pas ngjarjeve të fundit, arrestimit të Ballist Morinës dhe incidentit me autobusin e lojtarëve të kombëtares.
Vucic sot do të zhvillojë një takim me një zyrtar britanik dhe sipas mediave në Beograd ka anuluar vizitën në Shqipëri.
Megjithatë ende nga kryeministria serbe nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për vizitën e Vucic në Elbasan duke mos e mohuar një fluturim me chater pasditen e somte drejt Shqipërisë.
Por ende nuk dihet nëse ka zhvilluar bisedën telefonike me Ramën, e cila sipas tij ishe vendimtare për të mësuar se kush do të ishte tjetër në Elbasan.