• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kryeministri Valls kërkon përjashtimin e Benzema nga kombëtarja franceze

by A R
01/12/2015 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse bashkëbisedimi midis Benzemasë dhe Valbuenës “ishte thjesht një këshillë miqësore apo pjesë e komplotit të shantazhit,”, Kryeministri i Francës komentoi mbi të ardhmen e Benzema në kombëtaren e “gjelave”. “Një sportist i madh duhet të jetë shembullor…Në rast se nuk është i tillë, atëherë ai nuk ka vend në ekipin e Francës”, – deklaroi Manuel Valls në radion “Europe 1” duke komentuar kështu skandalin që ka përfshirë sulmuesin e Realit, Karim Benzema. Komentet e Valls vijnë pas pikëpyetjeve të ngritura në mesin e muajit nëntor mbi përfshirjen ose jo të Benzema në kombëtaren e Francës për finalet e Euro 2016.

benzema nasri valbuenaNdërkohë edhe Samir Nasri i është përgjigjur deklaratave të Mathieu Valbuenës, i cili pati deklaruar se nuk do të habitej nëse edhe Samir Nasri do të kishte gisht në këtë ngjarje, teksa mesfushori i Lionit tha se nuk gëzonte një marrëdhënie të mirë me fantazistin e Manchester City-t. Përgjigja e Nasri ishte eksplicite: “T’iu them të drejtën as më plas fare për këtë historinë e “videos seksi”. Nuk është problemi im dhe s’kam të bëj fare. Nëse ai dëshiron të ngatërrojë të gjithë sepse unë njoh njerëz që janë cituar në këtë ngjarje, atëherë është e drejta e tij. Në çdo rast, ai nuk ka të drejtë të hedhë baltë mbi emrin tim apo ta përmendi atë nëse unë nuk kam aspak lidhej me këtë histori. Ai mund të shihte lehtësisht që unë nuk përmendem në asnjë regjistrim apo bashkëbisedim. Unë nuk flas me askënd që është implikuar në këtë ngjarje.”/Telesport

 

Next Post

Ja sesi duket Enca, tani që është bërë bjonde (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com