• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryeministri slloven: Shqipëria, portë aksesi për gazin e lëngshëm dhe energjinë e rinovueshme

by Java News
07/12/2022 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob në një intervistë për A2 CNN tregon se Shqipëria është e rëndësishme për Europën si një portë strategjike për gazin e lëngshëm dhe burim për energjinë e rinovueshme. Gjithashtu, ai tregon se integrimi sa më shpejt i Ballkanit Perëndimor në BE është një strategji për stabilitetin e Kontinentit.

A2 CNN: Zoti Kryeministër, cilat ishin konkluzionet e Samiti të Tiranës mes Ballkanit Perëndimor dhe Ballkanit Perëndimor?

Golob: Ata ishin shumë, por ajo që dua të nënvizoj është se Samiti i Tiranës nga pikëpamja strategjike ishte shumë i rëndësishëm për shumë arsye. Dy më kryesoret që dua t’i bëj publike, e para që bashkimi i unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor mund të na shërbejë për të bërë shumë gjëra të rëndësishme për interes të të gjithëve. Ky është konkluzioni i parë, i dyti ka të bëjë me integrimin e rajonin në familjen europiane, si një strategji që nuk është vetëm në interes ë Ballkanit Perëndimor, por gjithashtu edhe të Bashkimit Europian. Ky është një rezultat që nuk u mor 6 muaj më parë në samitin e qershorit në Bruksel. Sot ishte shumë e qartë. Çdo njeri nga ne u ndërgjegjësua që është në interesin e BE-së për të integruar në union vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejt të jetë e mundur.

A2 CNN: Sa e rëndësishme është për Tiranën mbajtja e këtij samiti në Shqipëri. Dhe cili është mesazhi që Sllovenia dhe Bashkimi Europian duan t’i dërgojnë qytetarëve shqiptarë?

Golob: Në fakt kjo është hera e parë e një samiti të tillë që zhvillohet jashtë territorit të Bashkimit Europian. Dhe është e rëndësishme t’iu themi që OK, e vlerësojmë punën e mirë që keni bërë deri tani në Shqipëri dhe gjithashtu vlerësojmë durimin në këtë proces në realizimin e detyrave. Prandaj ne po vijmë te ju për t’ju treguar që ju jeni pjesë e familjes sonë. Ky është një mesazh mjaft i rëndësishëm.

A2 CNN: A besoni që Shqipëria dhe rajoni do të kenë një rrugë më të shpejtë në rrugën e integrimit për t’u anëtarësuar me të drejta të plota në BE. Apo duhet të presim ende me durim procesin?

Golob: Do të thosha që duke marrë shkas edhe me detyrat dhe sfidat me të cilat po jetojmë dhe bota po përballet. Europa po përballet, në veçanti me agresionin rus në Ukrainë. Të gjitha këto procese po ecin me shpejtësi. Kjo është një gjë e mirë, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por për stabilitetin e të gjithë kontinentit. Dhe mendoj që kjo po na shërben për t’u ndërgjegjësuar për nevojën e përshpejtimit të zgjerimit të BE-së, gjithashtu do të na ndihmojë që këtë ta bëjmë realitet.

A2 CNN: Në samit keni diskutuar edhe për krizën e energjisë. Si do ta ndihmojë BE-ja Shqipërinë dhe vendet e rajonit për të kapërcyer këtë krizë. A do të ketë projekte konkrete?

Golob: Po ne do ta bëjmë në dy mënyra. E para ne duhet të kujdesemi për tregun europian, të vetmin treg, sepse ju po paguani një çmim të lartë për energjinë në veçanti për shkak të asaj që ne po bëjmë, ose ndoshta për shkak të asaj që nuk po bëjmë. Për këtë arsye, ne duhet të ridimensionojmë tregun e energjisë në Europë që të arrijmë të ulim çmimin e energjisë elektrike, vendim që do të ndikojë gjithashtu edhe në Shqipëri. Kjo është mënyra e parë, e dyta ka të bëjë nëpërmjet paketës së ndihmës të BE-së për energjinë dhe gjithashtu duke ju dhënë mundësinë nëpërmjet projekteve që të përthithin fonde të tjera. Duhe të themi që tani BE-ja e ka të qartë që rajoni, në veçanti Shqipëria mund të jetë një portë aksesi për gazin e lëngshëm që e lidh rajonin edhe me Europën gjithashtu. Gjithashtu, mund të jetë edhe burim i energjisë së rinovueshme./m.j
Next Post
E pëson Serbia/ FIFA merr vendimin pas shkrimit kundër Kosovës në dhomat e zhveshjes

E pëson Serbia/ FIFA merr vendimin pas shkrimit kundër Kosovës në dhomat e zhveshjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Zjarri shkrumbon banesën në Elbasan, s’ka të lënduar! Parandalohet përhapja e flakëve, të panjohura shkaqet!

FOTO/ Zjarri shkrumbon banesën në Elbasan, s’ka të lënduar! Parandalohet përhapja e flakëve, të panjohura shkaqet!

August 25, 2026
“Dora e Zotit” vlen miliona, shitet topi i Maradonës, por jo me çmimin e parashikuar!

“Dora e Zotit” vlen miliona, shitet topi i Maradonës, por jo me çmimin e parashikuar!

August 25, 2026
“Do ndiqet çdo hall i qytetarit”- Rama pas takimit në Pogradec: Optimist për suksesin në vitin e dytë të mandatit! Inteligjenca Artificiale do ndihmojë

“Do ndiqet çdo hall i qytetarit”- Rama pas takimit në Pogradec: Optimist për suksesin në vitin e dytë të mandatit! Inteligjenca Artificiale do ndihmojë

August 25, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para

August 25, 2026
Akuzohet se spiunoi për BIA-n serbe, analisti Fatmir Sheholli merret i pandehur! Prokuroria: Mblidhte informacione për Kosovën dhe ia jepte Beogradit

Akuzohet se spiunoi për BIA-n serbe, analisti Fatmir Sheholli merret i pandehur! Prokuroria: Mblidhte informacione për Kosovën dhe ia jepte Beogradit

August 25, 2026
Kryeministri britanik Burnham do vizitojë Uashingtonin në shtator: Do t’i kërkojmë Trump-it raketa Patriot për Kievin!

Kryeministri britanik Burnham do vizitojë Uashingtonin në shtator: Do t’i kërkojmë Trump-it raketa Patriot për Kievin!

August 25, 2026
BE ndaloi importin e mishit nga Brazili, AKU merr vendimin: Ja çfarë ndodh me ngarkesat e kontratave të firmosura, por që vijnë në Shqipëri pas 3 shtatorit

BE ndaloi importin e mishit nga Brazili, AKU merr vendimin: Ja çfarë ndodh me ngarkesat e kontratave të firmosura, por që vijnë në Shqipëri pas 3 shtatorit

August 25, 2026
Trump ashpërson kritikat ndaj Iranit për ekzekutimet: Një krizë humanitare me përmasa epike, duhet të ndalet tani -

Trump ashpërson kritikat ndaj Iranit për ekzekutimet: Një krizë humanitare me përmasa epike, duhet të ndalet tani –

August 25, 2026
“Ndizet” merkato për çështjen Julian Alvarez, Barcelona nuk ka një “Plan B” nëse argjentinasi nuk ikën nga Madridi!

“Ndizet” merkato për çështjen Julian Alvarez, Barcelona nuk ka një “Plan B” nëse argjentinasi nuk ikën nga Madridi!

August 25, 2026
Rreziku nga “Ethet e Nilit”, bëni kujdes nga mushkonjat, sëmundja mund të shfaqet sërish!

“Ethet e Nilit” në Korçë, përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com