Isa Mustafa ka thënë se do të vizitojë tri komunat veriore të Kosovës. Por, nuk ka treguar se kur do të ndodhë një gjë e tillë. Ka thënë se kjo pjesë po i respekton ligjet dhe rregullat e Shtetit. Prandaj, ai ka thënë se do të shkojë atje për t’i parë projekte që po i realizon Qeveria e Kosovës.
Isa Mustafa, prej se është bërë Kryeministër, kohën më të madhe e ka kaluar në Prishtinë e Bruksel. Tek pas një viti e gjysmë në krye të Qeverisë ka nisur të vizitojë qytetet e Kosovës. Por, as kësaj radhe s’ka vizituar asnjë prej komunave veriore, të banuara me shumicë serbe.
Pavarësisht kësaj, Kryeministri ka thënë se do të shkojë në Veri të Kosovës. Atje ka thënë se do shkel me qëllim për t’i parë realizimin e projekteve të Qeverisë së Kosovës.
Megjithëkëtë, Shefi i Qeverisë s’ka përmendur datën se kur do të jetë në këto komuna, citohet Express. (b.an)