Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme në takim elektoral me banorët në Përmet.
Mbështetësit e tij janë mbledhur tek Ura e Lekëlit ku edhe po presin që kryeministri Rama të vijë me eskortën e tij.
Ata janë mbledhur së bashku madje këndojnë dhe me iso për vizitën e kryeministrit Rama: S’lëmë të humbasë tradita!
Të tjerë kanë ardhur në Përmet me makinat e tyre në xhamat e të cilave ishin varur flamunjtë e PS dhe ata shqiptarë.