• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryeministri që “vrau” makthin e bisedimeve

by Mero Baze
02/09/2020 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Makthi më i madh i politikanëve të Kosovës vitin e fundit, u bënë bisedimet me Serbinë, nën mbikqyrjen amerikane. Për shkak të spekulimeve, shpeshherë të pafytyra për të dëmtuar politikisht njëri- tjetrin dhe pastaj pas revanshit populist të “Vetëvendosjes” dhe Albin Kurtit, që krijuan kultin e prerjes me thikë të kokës së Kosovës në Uashington, bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, u kthyen në një patate të nxehtë, që askush nuk donte ta mbante në dorë.

Kur Abdullah Hoti u bë kryeministër dhe mori menjëherë ftesën në Uashington, paranojat se tani Kosova mori fund, u shtuan. Njerëz që paragjykonin kryeministrin e Kosovës si pa mandat politik, të tjerë që e vizatonin atë si të shantazhueshëm, dhe akoma më tej, kundërshtarët e tij të “Vetëvendosjes”, që e trajtonin si kolaboracionist, krijuan idenë se nëse kjo Qeveri shkon për bisedime me Serbinë, Kosova mori fund.

Sot rezulton se kryeministri më i përshtatshëm dhe më i duhuri për ta kaluar këtë makth të Kosovës, është Abdullah Hoti. Me viskozitetin e tij diplomatic, trashëguar nga kultura e LDK-së, ku asgjë nuk është shqetësuese, përveçse procesit, i pashqetësuar nga frustrimet populiste dhe paranojat aneksioniste, Abdullah Hoti i çmitizoi këto takime.

Sot dhe nesër, ai është në Uashington me një delegacion të zgjeruar politik, për të ruajtur procesin e bsisedimeve me Serbinë, nën mbikqyrjen amerikane, por për të mos bërë asnjë dëm.

Nëse sot do të kishim kryeministër Albin Kurtin, do ishim në kulmin e tensionit me SHBA, duke i kthyer bisedimet mes Kosovës e Serbisë, në betejë planetare, duke dëmtuar rëndë raporet Kosovë- SHBA dhe duke hedhur në erë Kosovën.

Nëse do kishim kryeministër Ramush Haradinaj, do kishim episodin e përsëritur të taksës 100 për qind, për t’i detyruar amerikanët që të flisnin me Hardinajn dhe jo të tjerët.

Nëse do kishim dikë nga parti e Hashim Thaçit, gjithë paranojat do drejtoheshin tek ndarja e territorit.

Sot Abdullah Hoti ka nisur bisedimet në Uashington, duke mundësuar ruajtjen e raporteve pozitive me SHBA, heqjen e ndonjë rreziku për cënim territori, dhe natyrisht, heqjen e maktheve që shkaktuan bisedimet vitin e fundit, ku të gjithë akuzonin njëri- tjetrin për tradhtar dhe sabotonin bisedimet.

Sot, ndërsa Hoti është në Uashington, nuk ka më asnjë akuzë të tillë. Gjithë kritikët e tij në Kosovë po diskutojnë menunë e  Skënder Hysenit dhe a ka marrë dikush gruan me vete.

Ata që parashikuan se kur iku “Vetëvendosja” nga Qeveria, Kosova do ndahej, tani kanë rastin të kuptojnë se nëse “Vetëvendosja” do vazhdonte qeverisjen, Kosova mund ta pësonte më keq se ndarja, se do humbiste interesin amerikan.

Nga ana tjetër, gjithë partitë e tjera, përveç Vetëvendosjes, mbështesin procesin e bisedimeve, që me sa duket do zgjasë pafund.

I vetmi lajm real është se kryeministri Hoti ja hoqi Kosovës makthin e bisedimeve me Serbinë. Nuk është pak po të mendosh që ka dy vjet, që gjithë politikanët në Kosovë, akuzojnë njëri- tjetrin për tradhtar, për këtë çështje. Tani maksimumi akuzojnë për shpenzime udhëtimi.

Next Post
Qendra e fizioterapisë/I vjedh punonjëses 10 mijë lekë, kapet 57-vjeçari

Pacienti u hodh nga kati i 4-të i Covid-2, reagon Policia: 65-vjeçari ka ndërruar jetë në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Leja për arrest, një akt penal apo politik?

March 9, 2026
Zbatimi i programit IPARD III/ Salla në Bruksel: Progres në përthithjen e fondeve të BE-së për bujqësinë dhe zhvillimin rural

Zbatimi i programit IPARD III/ Salla në Bruksel: Progres në përthithjen e fondeve të BE-së për bujqësinë dhe zhvillimin rural

March 9, 2026
Faturat e papaguara të energjisë, FSHU miraton skemat e reja për shlyerjen e debisë me këste! Ja kategoritë që përfitojnë

Faturat e papaguara të energjisë, FSHU miraton skemat e reja për shlyerjen e debisë me këste! Ja kategoritë që përfitojnë

March 9, 2026
Analiza e REL/ Kosova në dilemë institucionale: Kuvendi i shpërndarë, Qeveria në detyrë?

Analiza e REL/ Kosova në dilemë institucionale: Kuvendi i shpërndarë, Qeveria në detyrë?

March 9, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Nafta arrin çmime rekord nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, por G7 nuk liron rezervat strategjike

March 9, 2026
Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg

Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg

March 9, 2026
Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

March 9, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Në 10:00 të gjithë shqiptarët para Parlamentit”, Berisha zbulon orën e protestës: Dita e përmbysjes së narkoregjimit

March 9, 2026
Bien sërish shërbimet online të AKSHI-t, Kontabilistët: Krijon probleme të mëdha për bizneset

Bien sërish shërbimet online të AKSHI-t, Kontabilistët: Krijon probleme të mëdha për bizneset

March 9, 2026
“Epsteini” ynë

Belinda Balluku sot nuk është e mbrojtur nga Rama apo PS, por nga Erion Veliaj

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In