Kryeministri Isa Mustafa ka braktisur agjendën shtetërore për llogari të partisë së cilës i pwrket, Lidhjes Demokratike (LDK).
Ka anuluar pjesëmarrjen në disa ngjarje në Kosovë, për të udhëtuar në Luksemburg, me qëllim që të marrë pjesë në ceremoninë e 40-vjetorit të Partive Popullore Evropiane (PPE), në të cilën familje subjekti politik i Mustafës është anëtarësuar së voni, shkruan Koha Ditore.
Kreu i Qeverisë kishte konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë të organizuar në Prishtinë, tema e së cilës ishte “Diaspora – investimet dhe punësimi”, e ku janë trajtuar mundësitë e investimeve për kompanitë e diasporës dhe mundësitë ligjore të migrimit për punë në Gjermani. (b.an)