• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta po pengon reformën në drejtësi

by Der Standard
31/05/2016 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Der Standard

Pak kohë më parë në Shqipëri një gjykatës përfundoi në spital me plagë të shkaktuara nga një therje. Ai pretendoi se ishte “një budallalëk i vogël”. Në veturën e tij u gjetën mijëra euro. Gjyqtari tha se paratë ishin të “nipit”, i cili ia kishte dhënë që t’i çonte në bankë. Çuditërisht, shenjat e gishtave të gjetura në kartmonedha nga policia kishin mospërputhje dhe çuditërisht u zhdukën edhe disa prova të tjera. Në Shqipëri ka një rrjet aktorësh që luajnë së bashku, kur vjen puna për të mbuluar korrupsionin.

BE-ja dhe SHBA-të kanë muaj që përpiqen të ushtrojnë trysni për të mundësuar reformën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ajo parashikon një autoritet hetimi, detektivët e së cilës do të trajnohen 8 muaj në SHBA dhe do të ketë prokurorë të posaçëm me paga tepër të larta si dhe një gjykatë të posaçme anti-korrupsion. Gjyqtarëve dhe prokurorëve do t’u kërkohet që të nënshkruajnë përpara se të mund të përgjohen dhe do të përdorin vetëm një kartë krediti, e cila do të kontrollohet në mënyrë konstante. Qëllimi, është krijimi i një elite të pakorruptuar në polici dhe gjykata në një vend ku 80 përqind e gjyqtarëve dhe prokurorëve perceptohen si të korruptuar.

Në demokracinë e re shqiptare pas rënies së diktaturës komuniste më 1990 njerëzit u morrën nga rruga pas tudime universitare dhe u bënë gjykatës e prokurorë. Shumë prej tyre janë jo vetëm të korruptuar, por gjithashtu joprofesionalë. Sistemi i dobët gjyqësor është një vegël direkte në duart e krimit të organizuar dhe të atyre që punojnë në politikë për këto struktura. Por gjithashtu edhe në politikë ka një rezistencë kundër reformës. Shumëkush druhet se institucione si agjencia e investigimit mund të jenë vërtet të pavarura.

Krerët e Drejtësisë nuk duhet të emërohen nga Parlamenti. Sepse mandati i tyre përfundon pas nëntë vjetësh dhe duke qenë se synonin të rizgjidheshin, këta gjyqtarë nuk iu kundërvunë asnjëherë parlamentarëve të korruptuar. Këto ndërvartësi dhe favore e bënë virtualisht të pamundur që në Shqipëri të vendosej sundimi i ligjit.

Negociatat e anëtarësimit nuk kanë më rëndësi

Për shkak të mungesë së mbështetjes për integrimin në BE, “karrota” e hapjes së negociatave të anëtarësimit nuk ka më rëndësi. Shumë politikanë në Ballkan nuk duan të hynë në BE, sepse një gjë e tillë mund të binte ndesh me bizneset e tyre.

Rezistenca ndaj reformës ka ardhur edhe nga njerëz të Partisë Socialiste që qeveris vendin.

“Ne druajmë se reforma në drejtësi mund të funksionojë dhe ndaj duan ta tresin në ujë”, tha një njeri i brendshëm. Inspektoriati i pavarur, i cili pritet të ndërmarrë veprime ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, përfshi edhe ndaj Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, ëhstë si një grusht në sy. Në fakt, Ministri i Drejtësisë shfuqizohet nga reforma, sepse ai nuk mund të ndërmarrë më veprime disiplinore kundër gjyqtarëve dhe ai nuk do të jetë më anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Akuzat për korrupsion ndaj kreut të LSI Meta

Manjani vetë hiqet si i angazhuar dhe po punon bashkë me SHBA-të dhe BE-në. Megjithatë, nuk duhet harruar se kush “predikon” mbi të. Kreu i partisë së tij, Ilir Meta i LSI-së, luan rolin e “kingmaker”it në Shqipëri. Për Metën ka shumë akuza për korrupsion. Pavarësisht provave dërrmuese nuk është bërë dot asgjë ndaj tij. Shpeshherë duart e vetë politikanëve janë të lidhura sepse oligarkët në prapaskenat e partisë ndonjëherë kanë më shumë influencë në vendimmarrjet politike të partisë.

Për periudhën e tranzicionit deri në aktin e reformës, do të vendiosen kamera, gjyqtarët dhe prokurorët me performancën më të “keqe” do të largohen nga sistemi. Së pari ata duhet të deklarojnë apsuritë e tyre. Edhe familjarët e tyre do të hetohen, si dhe transferimi i parave në emër të personave të tjerë. Barra e provës do të bjerë mbi gjyqtarët dhe prokurorët e dyshuar. Në rast se nuk e justifikojnë dot pasurinë, ata lirohen nga detyra. Në Shqipëri ka rreth 20 gjyqtarë që kanë miliona euro./Mapo

Next Post

Shpërthim në mesnatë në katin e pestë të një pallati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In