• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kryeministri më i pafat i Shqipërisë!”/ Nano pyet kryeministrin: Jeni testuar për Covid-19? Përgjigjet Rama

by Java News
01/04/2020 07:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk e ka bërë testin për koronavirusin pasi nuk e ka parë të nevojshme dhe të arsyeshme për t’iu nënshtruar këtij lloj testi nëse nuk ka simptoma.

Sipas Kryeministrit masat drastike që ka ndërmarrë në izolimin e qytetarëve do të mund të frenojnë përhapjen e koronavirusit dhe do të mund të shmangin katastrofën.

Rama tha në emisionin “Provokacja” në ABC News, se 60 % e popullsisë do të preket nga koronavirusi pasi kjo është e pashmangshme por që do të shfaqet me simptoma të lehta për disa duke bërë që ata që do të preken të imunizohen nga Covid-19.

provokacija-nano-rama

Mustafa Nano: Mendoj se jeni kryeministri më i pafat i Shqipërisë, kam parasysh që ndodhi tërmeti pastaj kriza e koronavirusit.

Edi Rama: Gjyshja ime thoshte zoti zgjedh shpatullat mbi të cilat vendos gjërat e rënda. Është situatë e jashtëzakonshme. Nuk e ekzagjeroj nëse prapë do përsëris atë që kam thënë më shumë se 1 herë. Kur hap sytë në mëngjes më kujtohet e para gjë fjala e Lindon Johnson kur iu desh të dilte përpara popullit amerikan për ti dhënë lajmin e vrasjes së John Kenedit ku tha: do jepja me kënaqësi gjithçka që kam për të mos qenë unë këtu përpara jush! Mirëpo kjo është një barrë për t’u mbajtur dhe do çuar deri në fund.

Mustafa Nano: Unë mendoj se ju në rrethana emergjence dhe krizash duket sikur jepni më të mirën tuaj..

Edi Rama: Mbase sepse në këto rrethana edhe vëmendja në atë që unë bëj është më e madhe dhe mbase ndaj duket më e qartë vlera ime.

Mustafa Nano: Për tu kthyer të kriza aktuale, unë pata një testim në familjen time. Dikush kishte temperaturë dhe u detyrova që edhe unë të bëj testin për të cilin rezultova negativ. Po ju  keni bërë ndonjë testim?

Edi Rama: Jo. Mendoj se nuk duhet të testohet kush nuk ka simptoma, por gjithkush duhet të sillet njësoj sikur e ka koronavirusin. Që do të thotë se duke u testuar nuk është se ndryshon diçka.

Mustafa Nano: Rasti i Boris Johnson tregon që edhe kryeministrat e vendeve të mëdha mund të infektohen

Edi Rama: Shumica e kanë bërë…

Mustafa Nano: Për ta filluar me lajmin më të fundit në botën shqiptare. Sot në mëngjes doli informacioni zyrtar ku u njoftua se numri i të infektuarve është shtuar me 20 të tjerë, ndërkohë u tha se janë testuar më shumë se zakonisht. Kam frikë se sa më shumë të testohen aq më shumë do dalin, ju keni ndonjë ide sa mund të jetë numri i të infektuarve?

Edi Rama: Nuk kam një ide të tillë, por di që 60 % e njerëzve do ta marrin ose e kanë marrë. Virusi nuk ndalet virusi do bëj të vetën. Ajo që është e rëndësishme është që ne duhet ta ngadalësojmë përhapjen e tij dhe aspekti tjetër është që, duke e marrë virusin shumica dërrmuese faktikisht nuk ndjen asgjë dhe imunizohet. Nuk e di sa janë por di që patjetër që ka më shumë që e kanë se sa ata që janë të testuar. Ata që testohen janë njerëz që kanë simptoma përtej një kolle të thjeshtë apo një temperature të lehtë. Nëse ne do vazhdojmë të rezistojmë së pari do shmangim katastrofën dhe së dyti do fillojmë të mendojmë për lirimin e masave më shpejt se vendet e tjera.

Mustafa Nano:  E keni menduar ndonjëherë se s’mund të shmangim dot katastrofën?

Edi Rama: Pikërisht se e kam menduar kam insistuar me shumë forcë të vendosen masat shumë shpejt. Kemi qenë të parët që kemi marrë masa drastike duke parë që jemi të dobët. Ideja e katastrofës më ka qëndruar mbi kokë gjithë kohës. Një katastrofë do të thotë mijëra të vdekur.

Ne nuk kemi luksin të numërojmë mijëra të vdekur dhe për më tepër të kemi një kolaps të sistemit shëndetësor ndaj dhe po bëjmë shtrëngime të mëdha pikërisht se katastrofa duhet ta shmangim me çdo kusht./abcnews.al

g.kosovari

Next Post
Koronavirusi/ Mjeku: E vështirë të jap një mendim, por gjatë kësaj jave mund të ketë rënie të numrit të…

Mikrobiologia shqiptare në Oxford: Dy medikamentet që po përdoren në Britani për të trajtuar koronavirusin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

Gonzato me operatorët ushqimorë: Shqipëria në fazë vendimtare! Duhet kategorizm

April 21, 2026
“Prostitutë amorale politike”, Berisha për Ramën: Fshehu pjesëmarrjen në samit ndërkombëtar

“Prostitutë amorale politike”, Berisha për Ramën: Fshehu pjesëmarrjen në samit ndërkombëtar

April 21, 2026
Goditen grupet kriminale që shpërndanin drogë në Tiranë, 30 urdhër-arreste

Goditen grupet kriminale që shpërndanin drogë në Tiranë, 30 urdhër-arreste

April 21, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

“Shkatërruam pluhurin bërthamor”, Irani në bisedime me SHBA: Gati për luftë me armë të reja

April 21, 2026
Lapaj, kallëzim në SPAK për sektorin e naftës: Dyshime për abuzim dhe keqadministrim

Lapaj, kallëzim në SPAK për sektorin e naftës: Dyshime për abuzim dhe keqadministrim

April 21, 2026
Aksident me vdekje në Kakavijë-Gjirokastër, e moshuara përplaset nga oficeri i policisë

DETAJE / Aksidenti në Tiranë-Durrës i merr jetën shoferit, plagoset pasagjeri

April 21, 2026
“Nga ndërtimet pa leje, te krimet mjedisore e siguria ushqimore”, Hita firmos marrëveshje me Sulën

“Nga ndërtimet pa leje, te krimet mjedisore e siguria ushqimore”, Hita firmos marrëveshje me Sulën

April 21, 2026
I përkiste të mbijetuarës, shitet për mbi 900 mijë dollarë jeleku i shpëtimit nga fundosja e Titanikut

I përkiste të mbijetuarës, shitet për mbi 900 mijë dollarë jeleku i shpëtimit nga fundosja e Titanikut

April 21, 2026
Goditet grupi kriminal që shiste kokainë në Berat, arrestohen tre persona

Goditet grupi kriminal që shiste kokainë në Berat, arrestohen tre persona

April 21, 2026
Pesë apartamente, tokë dhe aksione! Prokuroria e Fierit kërkon konfiskimin e pasurive të të dënuarit për drogë

Pesë apartamente, tokë dhe aksione! Prokuroria e Fierit kërkon konfiskimin e pasurive të të dënuarit për drogë

April 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In