• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryeministri i Malit të Zi në fund të janarit në Kosovë

by A R
24/12/2017 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se i ka bërë ftesë zyrtari Kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markovic për të vizituar Prishtinën. Ka thënë se vizita e tij do të ndodhë në fund të muajit janar. Zyrtarët malazias kanë konfirmuar se do të vijnë në Prishtinë pasi të koordinohen dy kabinetet qeveritare për detjaet e vizitës.

Ramush Haradinaj i ka dërguar ftesë zyrtare homologut të tij malazias, Dushko Markovic, për të vizituar Kosovën, në fund të muajit janar të vitit të ardhshëm.

Ai ka thënë se beson se para se Markovic të vijë në Kosovë, Parlamenti të vendosë lidhur me marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Haradinaj ka thënë se bazuar në votat në Parlament versioni aktual i shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi do të rrëzohet nga të zgjedhurit e popullit. Ndërkohë, Zëvendëskryeministri Fatmir LImaj ka deklaruar se në janar do t’i jepet zgjidhje demarkacionit.

Sidoqoftë, Haradinaj ka thënë se nuk do t’i humbë kohë Kosovës me temën e kufirit me Malin e Zi dhe se Markovicit do t’i tregojë se kosovarët s’kanë asgjë të keqe kundër Malit të Zi.

“E kam ftuar edhe Kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markovic, një burrë i respektuar, që ta vizitojë Kosovën, vitin që vjen, në këtë rast, në janar. Në pjesën e fundit të janarit që edhe ai ta vërtetojë se Kosova është një partner. Edhe Kosova e ka një zor. Nuk është Kosova që vetëm po donë me vendos në pozitë të keqe Malin e Zi”, ka thënë Haradinaj, shkruan Gazeta Express.

Mali i Kosovë kishte nënshkruar marrëveshjen me Kosovën në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Pastaj, malazezët e kanë ratifikuar këtë marrëveshje ndërkombëtare edhe në Parlamentin e tyre derisa Kosova vazhdon të mos japë përgjigje për këtë temë. Qeveria e Kosovës dhe Parlamenti kanë dështuar të marrin një vendim përfundimtar lidhur me këtë marrëveshje. Deri tash, zyrtarët malazias kanë deklaruar se çështja e shënjimit të vijës kufitare me Kosovës është çështje e brendshme e Kosovës.

Sidoqoftë, Ramush Haradinaj edhe sa ishte në opozitë e ka kundërshtuar demarkacionin me prentedimin se Kosova ka humbur tokë nga  kjo marrëveshje.

Kundër Haradinajt kanë dalë PDK e LDK, parti këto që kanë thënë se nuk qëndrojnë pohimet se Kosova po humb tokë me marrëveshjen për kufi me Malin e Zi.

Edhe Vetëvendosje ka deklaruar vazhdimisht se është kundër kësaj marrëveshje pasi është e dëmshme për Republikën.

Në gjithë këtë situatë, për shkak të mospërmbylljes së kësaj marrëveshjeje, Kosova vazhdon të mos e ketë liberalizimin e vizave. BE e ka vendosur si kusht ratifikimin për t’iu dhënë kosovarëve të drejtën e lëvizjen pa viza në BE.

 

Next Post
Agron Duka: Po shkohet drejt një poli të tretë në politikën shqiptare

Agron Duka: Po shkohet drejt një poli të tretë në politikën shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com