• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryeministri kroat: Daçiç, një këngëtar i dështuar mejhanesh

by Java News
04/05/2018 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Polemika poshtë brezit kanë shkëmbyer ministri i jashtëm serb, Ivica Daçic dhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç.

Ndërsa Daçiç e cilësoi kreun e qeverisë së Zagrebit një “anemik”, Plenkoviç ju kthye duke e quajtur numrin 2 të qeverisë serbe një “këngëtar të dështuar mejhanesh”.

Debati mes Serbisë dhe Kroacisë vazhdon të bëhet për temën tashmë bajate të kohës së Luftës së Dytë Botërore,  ku Beogradi kërkon të gjejë fajësi që të ekuilibrojë akuzat me krimet e tmerrshme serbe gjatë luftës ballkanike që nuk kanë mbushur as 25 vjet.

“Më vjen keq për Plenkoviçin, por nuk mund të këndoj Lili Marleen ose Thompson është gati për atdheun”, tha Daçiç nga India ku po merr pjesë në një tur për të gjetur vende që të refuzojnë njohjen e Kosovës, shkruan Tesheshi.

“Lili Marleen” është një këngë e njohur gjermane që u bë popullore gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi këndohej nga trupat e Boshtit Qendror, ose në shfaqet e dhëna për nder të këtyre trupave.

Plenković tha të mërkurën se Kroacia është një vendi i përgjegjshëm që dëshiron të bashkëpunojë me të gjithë fqinjët dhe hodhi poshtë retorikën negative që artikulohet nga Serbia.

Kryeministri kroat ka veçuar presidentin Vuçiç për të cilin ka theksuar se është “serioz dhe i përgjegjshëm” kurse për Daçiçin tha se “është një këngëtar amator i pasuksesshëm”.

“Ne duam para së gjithash për të hapur një faqe të re të bashkëpunimit me të gjitha vendet fqinje dhe me vendosmëri duhet ta refuzojmë këtë retorikë negative që po vjen nga një ministër i Jashtëm i cili është i njohur vetëm për një gjë në karrierën e tij, se është një këngëtar rock-u i dështuar.

Daçiç, ndërkaq deklaroi se “kryeministri kroat është një politikan anemik që dëshiron të rrisë pikët brenda vendit duke sulmuar Serbinë”.

Daçiç po ashtu ka thënë një herë se “Kroacia më 15 qershor 1941 bashkua me Paktin Trepalësh e Gjermani, Itali dhe Japoni, si dhe i mbetur besnik Hitlerit, pas vetëvrasjes së tij më 30 prill 1945”.

a.ç

Next Post
Anëtari i VV e tepron: Ibrahim Rugova ka “varr luksoz”

Anëtari i VV e tepron: Ibrahim Rugova ka “varr luksoz”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ursula von der Leyen nga Mynihu: Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe më e fortë në mbrojtje

Ursula von der Leyen nga Mynihu: Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe më e fortë në mbrojtje

February 13, 2026
Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie

Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie

February 13, 2026
Kina dhe ShBA vazhdojnë shkëmbimin e informacionit kundër drogës dhe luftën kundër pastrimit të parave

Kina dhe ShBA vazhdojnë shkëmbimin e informacionit kundër drogës dhe luftën kundër pastrimit të parave

February 13, 2026
Strategji e re për integrimin evropian të Ballkanit, Merz paralajmëron ndryshime të mëdha nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, çfarë pritet të ndodhë pas prillit?

Strategji e re për integrimin evropian të Ballkanit, Merz paralajmëron ndryshime të mëdha nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, çfarë pritet të ndodhë pas prillit?

February 13, 2026
Akuzohet për vrasje/ Safet Bajri kërkon lirimin nga burgu, zbardhet kërkesa në Kushtetuese

Akuzohet për vrasje/ Safet Bajri kërkon lirimin nga burgu, zbardhet kërkesa në Kushtetuese

February 13, 2026
U ekstradua një ditë më parë nga Belgjika/ GJKKO i komunikon masën e arrestit Sergej Hasanpapajt, i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës

U ekstradua një ditë më parë nga Belgjika/ GJKKO i komunikon masën e arrestit Sergej Hasanpapajt, i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës

February 13, 2026
Protesta e dhunshme e Berishës në 10 shkurt, lihen në detyrim paraqitje 7 të miturit e arrestuar

Protesta e dhunshme e Berishës në 10 shkurt, lihen në detyrim paraqitje 7 të miturit e arrestuar

February 13, 2026
 A ka moshë dashuria?

 A ka moshë dashuria?

February 13, 2026
Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

February 13, 2026
Verifikimi i të dhënave të pronës do të bëhet edhe përmes internetit, ASHK: Akses i lehtë dhe transparencë më e madhe!

Verifikimi i të dhënave të pronës do të bëhet edhe përmes internetit, ASHK: Akses i lehtë dhe transparencë më e madhe!

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In