Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka zgjedhur rastin e festës së Krishtlindjeve për t’i dhënë një mesazh shtetasve të tij, për një mikpritje sa më bujare ndaj refugjatëve sirianë.
“Këtë vit, kanadezët do të akomodojnë në shtetin e tyre mijëra refugjatë sirianë, persona të cilët të detyruar kanë braktisur atdheun e tyre, shkak i luftës dhe konflikteve të vazhdueshme”, theksoi ai në një mesazh të shkurtër televiziv, përpara se të ftonte të gjithë shtetasit e tij për të ofruar një mirëseardhje sa më të ngrohtë, në respekt të vlerave të dhimbshurisë, solidaritetit dhe bujarisë.
Qeveria Trudeau ka premtuar se do të presë 25 000 refugjatë sirianë deri në fund të muajit shkurt. Kryeministri ka qënë i pranishëm në aeroportin e Torontos, më 11 dhjetor, për të mirëpritur personalisht kontigjentin e parë të refugjatëve, që udhëtuan në bordin e një avioni ushtarak kanadez./