Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se lufta me Iranin ende nuk ka përfunduar dhe se Izraeli do të vazhdojë ta godasë atë. Gjatë një videomesazhi, ai tha se Izraeli ka goditur Iranin dhe boshtin e tij me “dhjetë plagë”, duke iu referuar festës së Pashkës hebreje, e cila fillon të mërkurën në mbrëmje.
Mediat shkruajnë se ai renditi sulmet që Izraeli i ka bërë grupeve terroriste të Hamasit në Gaza, Hezbollahut në Liban, Houthi në Jemen dhe të tjerë në Bregun Perëndimor, si dhe regjimit të Asadit në Siri që u rrëzua në fund të vitit 2024.
Ai përmendi gjithashtu pesë sulmet që janë bërë nga Izraeli kundër Iranit, ku përfshihen sulmet ndaj programit të tij bërthamor, raketat balistike, infrastrukturën e regjimit, forcat e tij të brendshme të sigurisë dhe udhëheqësit e tij të lartë.











