Gjatë konferencës së tij vjetori, kryeministri Edi Rama, ironizoi Lulzim Basha duke thënë se ky i fundit është në gjumë, por edhe sikur të zgjohet nuk do të sjellë ndonjë gjë të re.
Pas kësaj deklarate ka ardhur reagimi i Partisë Demokratike zyrtare, i cila shprehet se për Ramën, kush nuk vjedh fle gjumë.
REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË
Arkitekti i kriminalizimit dhe korruptimit të çdo qelize të qeverisjes, doli sot sërish të mbrojë Ilir Beqajn dhe dyzinën e të korruptuarve të tij që janë vënë në rradhë në dyert e drejtësisë.
Fytyra e tij sot para shqiptarëve, është pasqyra ku shohin Arben Ahmetajn, Sajmir Tahirin, Ilir Beqajn, Elvis Roshin, Safet Gjicin e dhjetra kryetarë bashkish dhe zyrtarë të qeverisë nën akuzë dhe të dënuar për lidhjen me krimin dhe korrupsionin. Ky është bilanci i Edi Rames, të tjerat janë justifikime me shpresën se shqiptarët do ta kenë memorien e shkurtër.
Për Edi Ramën kush nuk vjedh fle gjumë, kush nuk bëhet mburojë e korrupsionit është i paaftë, kush nuk është aleat me krimin në vjedhjen e zgjedhjeve, nuk bën për politikë. Ky është standarti dhe oferta e Edi Ramës për shqiptarët, por kjo nuk mund dhe s’do të jetë kurrë e ardhmja e Shqipërisë./m.j
O beqirat e sales hani bajga hani.