• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër energjetike e rajonit së bashku me Shqipërinë

by Os De
14/01/2026 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç në fjalën e tij në samitin që po zhvillohet në Abu Dhabi, deklaroi se vendi ka bërë hapa të mëdhenj në ndërtimin e ndërlidhjeve energjetike rajonale, duke e cilësuar këtë proces si një nga arritjet më të rëndësishme strategjike të viteve të fundit.

“Ne jemi shumë me fat që kemi kaluar fazën e ndërtimit të një ndërlidhjeje të fortë me vendet përreth nesh. Deri tani kemi ndërtuar 11 ndërlidhës, duke fituar një përvojë të gjerë dhe të shtrirë në kohë”, u shpreh kryeministri.

Sipas tij, Mali i Zi ka investuar ndjeshëm edhe në burimet njerëzore dhe kapacitetet teknike. “Kemi ndërtuar burime njerëzore që shkojnë përtej madhësisë sonë si shtet. Kompanitë tona janë teknikisht shumë të afta dhe operative për të përmbushur të gjitha detyrimet”, theksoi ai.

Një nga projektet kyçe është Korridori Transballkanik, i cili përfaqëson ndërlidhësin e 12-të dhe më të madhin deri më sot.

“Ne do ta përmbyllim këtë projekt në tremujorin e parë të këtij viti dhe jemi besimplotë që partnerët tanë në Serbi do ta vijojnë punën në dy vitet në vijim”, shtoi Spajiç.

Ky i fundit nënvizoi gjithashtu ambicien e Malit të Zi për t’u shndërruar në një bazë energjetike rajonale, në bashkëpunim të ngushtë me Shqipërinë.

“Jemi gati të prodhojmë energji të ripërtëritshme së bashku me Shqipërinë dhe ta eksportojmë atë drejt Italisë dhe Europës Perëndimore. Qëllimi ynë nuk është vetëm eksporti, por edhe përdorimi i energjisë për nevojat e brendshme”, u shpreh ai.

Në fund, kryeministri theksoi se Mali i Zi aktualisht ka një nga çmimet më të ulëta të energjisë elektrike në Europë, duke e konsideruar këtë një avantazh të rëndësishëm për qytetarët dhe ekonominë e vendit.

Next Post
Trump “i prerë” në qëndrimin e tij: SHBA ka nevojë për Groenlandën, do ta marrim iu pëlqen ose jo

Trump “i prerë” në qëndrimin e tij: SHBA ka nevojë për Groenlandën, do ta marrim iu pëlqen ose jo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In