Kryeministri i Libanit, Nawaf Salam, deklaruar se aktivitetet ushtarake dhe të sigurisë të Hezbollah-ut janë të ndaluara, disa orë pasi Izraeli iu përgjigj sulmeve me raketa dhe dronë të grupit të lidhur me Iranin duke ndërmarrë sulme ajrore në jug të Bejrutit.
“Ne shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të Hezbollah-ut dhe e kufizojmë rolin e tij vetëm në sferën politike,” tha Nawaf. “Shprehim refuzimin tonë për çdo operacion ushtarak apo të sigurisë të nisur nga territori libanez jashtë kuadrit të institucioneve legjitime.”
Kryeministri tha se të gjitha aktivitetet e Hezbollahut janë “të paligjshme” dhe u bëri thirrje forcave të sigurisë që “të parandalojnë çdo sulm që buron nga territori libanez”.
“Ne deklarojmë angazhimin tonë për ndërprerjen e armiqësive dhe rifillimin e negociatave,” shtoi ai.
Grupi i armatosur libanez i mbështetur nga Irani tha sot që sulmi i tij ishte në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, “në mbrojtje të Libanit dhe popullit të tij” dhe “si përgjigje ndaj agresioneve të përsëritura izraelite”.











