Ata erdhën në jetë 4 muaj më parë në Jena të Gjermanisë. Po flasim për familjen Keta, katërnjakët e të cilëve janë pagëzuar në kishën ungjillore të qytetit Winzerla. I pranishëm në këtë pagëzim ka qenë edhe kryeministri i landit të Thüringenit, Bodo Rameloë, i cili u bë edhe kumbar i fëmijëve.
Oltiana dhe bashkëshorti i saj Vebi Keta kishin ardhur në Gjermani për shkak të kushteve të rënda të mjekësisë në Shqipëri, nga e cila ndiheshin pesimsitë dhe ndaj i besuan mjekësisë gjermane.
Tri vajzat, Olivia, Xhesika e Amelia dhe vëllai i tyre Frederiku, kanë lindur nga mesi i tetorit të vitit të kaluar me prerje cezariane, në javën e 32-të të shtatzënisë së nënës së tyre, Oltiana Koci.
Megjithatë, familja shqiptare mund të dëbohet nga Gjermania, pasi Shqipëria konsiderohet vend i sigurt dhe sipas rregullit, shtetasve të saj nuk u jepet azil.