• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kryeministri i Katarit: Lufta SHBA-Izrael ndaj Iranit shkaktoi ‘tërmet’ në rajon

by A R
21/09/2026 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ka paralajmëruar se pasojat e luftës SHBA-Izrael ndaj Iranit kanë shkaktuar një tronditje të madhe në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Duke folur të dielën në hapje të një aktiviteti të Forumit Ekonomik të Katarit në Nju Jork, në kuadër të takimeve për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kryeministri i shtetit të Katarit e përshkroi ndikimin ekonomik të konfliktit si “një tërmet”, valët goditëse të të cilit kanë prekur edhe ekonominë dhe sigurinë përtej kufijve të rajonit.

Sipas tij, kriza ka vënë në pikëpyetje disa prej supozimeve mbi sigurinë dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme. Ai tha se gjatë krizës, diskutimet mes vendeve nisën kryesisht me çështjet e sigurisë dhe shtensionimit, por më pas u zhvendosën te furnizimet me energji, rrugët detare të transportit dhe planet e investimeve.

“Kur kaq shumë gjëra po ndërpriten, çfarë mund të mbështetet ende?”, u shpreh Sheikh Mohammed, duke nënvizuar pasigurinë e krijuar nga konflikti.

Kryeministri i Katarit bëri thirrje për krijimin e një kuadri rajonal ku sovraniteti i shteteve të respektohet dhe ku asnjë shtet të mos jetë në gjendje të përbëjë kërcënim për një tjetër.

“Siguria e përhershme nuk mund të ndërtohet përmes marrëveshjeve që e lënë një shtet përgjithmonë të ekspozuar ndaj pasigurisë”, deklaroi ai, duke shtuar se duhet të trajtohen burimet e tensioneve dhe të ndërtohet besimi mes vendeve.

Në të njëjtën kohë, Doha po përpiqet të tregojë se ekonomia e saj mbetet e qëndrueshme, pavarësisht tronditjeve rajonale. Sheikh Mohammed njoftoi se Katari planifikon të investojë më shumë se 38 miliardë dollarë në infrastrukturën vendase gjatë pesë viteve të ardhshme. Sipas kryeministrit, investimet synojnë gjithashtu të tërheqin kapital privat dhe të përcjellin një mesazh për qëndrueshmërinë ekonomike të vendit.

Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari, deklaroi të dielën në Nju Jork se përpjekjet e Dohas për ndërmjetësim po vazhdojnë. Sipas tij, Katari po punon për të rifilluar bisedimet mes Teheranit dhe Uashingtonit me synimin për t’i dhënë fund konfliktit.

Çështjet e sigurisë në Lindjen e Mesme, konflikti me Iranin, furnizimet energjetike dhe pasojat globale pritet të jenë ndër temat kryesore gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Liderët e vendeve të Gjirit pritet gjithashtu të zhvillojnë takime me presidentin amerikan Donald Trump gjatë javës në Nju Jork.

Next Post
SHBA deporton mbi 25 mijë migrantë në vende të treta -

SHBA deporton mbi 25 mijë migrantë në vende të treta -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

November 10, 2026
Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

November 10, 2026
Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

November 10, 2026
Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In