Kryeministri i Holandës Mark Rutte do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku pritet që të rikonfirmojë edhe një herë kështu mbështetjen e Holandës për vendin tonë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Ndërkohë është zbardhur edhe axhenda e takimit ndërmjet kryeministri të Holandës Mark Rutte dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Agjenda e vizitës së Kryeministrit të Holandës Mark Rutte në Shqipëri:
11.20 – Ceremonia e mirëseardhjes (Blv “Deshmoret e Kombit”, hyrja kryesore e Kryeministrisë)
11.30 – Takimi i homologëve Z.Rama-Z.Rutte
11.55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri
12.30 – Konference për shtyp i Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit të Holandës Rutte
14.00 – Vizitë në ambientet e Piramidës, për projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie
/b.h