• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryeministri i Francës: Pse e nderuam Ramën si “Komandant i Legjionit të Nderit”

by A R
30/03/2017 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryeministri francez Bernard Cazeneuve, ka shpjeguar arsyet se përse Franca ka nderuar me titullin e lartë “Komandant i Legjionit të Nderit”, Edi Ramën.

“Çdokujt këtu i kujtohet prania juaj, gjatë manifestimit të 11 janarit 2015, në krah të popullit francez, duke valëvitur, në homazh të karikaturistëve të vrarë disa ditë më parë të “Charlie Hebdo-së”, lapsat tuaj me ngjyrën blu, të bardhë e të kuqe.

Përmes këtij simboli, ju shprehnit, si prirjen tuaj të dyfishtë prej artisti dhe politikani të angazhuar, ashtu edhe marrëdhënien vetjake që ju lidh me vendin, me gjuhën dhe me kulturën tonë.

Artist i arteve figurative, ju keni kryer studime për artet e bukura dhe për shumë vite keni bërë pjesë në skenën artistike pariziene. Me kthimin në Shqipëri, ju jeni angazhuar në politikë dhe keni ditur t’i bashkoni lumturisht këto dy përmasa të angazhimit tuaj. Në vitin 2004, ndërsa po përfundonit mandatin tuaj të parë si Kryebashkiak i Tiranës, ju është dhënë çmimi “Kryebashkiak i Botës” nga shoqata “Internet City Mayors” për modernizimin e kryeqytetit shqiptar. Miku juaj, artisti Anri Sala, që ka përfaqësuar në atë kohë Francën në Bienalen e Venecias, i ka zbuluar botës projektin tuaj vizionar, të ngjyrimit të godinave të Tiranës, nëpërmjet një filmi, ku ju deklaronit: “Ngjyra është ajo që na sjell bashkimin.”

Dhe po më tregojnë se, kur u bëtë Kryeministër disa vjet më vonë, ju keni ristrukturuar Sallën e Hartave në selinë e qeverisë suaj, duke stolisur me katërkëndësha të kuq të mrekullueshmet harta të lashta të Shqipërisë dhe armurat e drunjta italiane të paraluftës, duke i dhënë kështu atij salloni një penelatë moderniteti.

Nga qëndrimi juaj në Paris, ju keni ruajtur një shije dhe një zotërim të shkëlqyer të gjuhës sonë; dhe kam konstatuar vetë, gjatë vizitës që ju kam bërë në Tiranë, se bisedimet zyrtare me personalitetet franceze apo frankofone që kanë vizituar vendin tuaj, ju i zhvilloni në frëngjisht.

Ju jeni një mik i madh i Francës. I bindur për domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, ju keni mbështetur gjithmonë projektet ekonomike dhe kulturore që kanë kontribuar në këtë afrim. E di që tashmë ato janë të shumta, duke filluar me Trans-Adriatic Pipeline, këtë projekt madhor infrastrukture, realizimi i të cilit iu besua vitin e shkuar një sipërmarrjeje franceze.

Por edhe Franca ju është mirënjohëse për rolin aktiv që ju luani në favor të paqes dhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit. Ju jeni i pari shef i Qeverisë shqiptare që e keni angazhuar, me kurajë, vendin tuaj në rrugën e pajtimit me Serbinë; dhe sidomos ia keni dalë, në marrëveshje me homologun tuaj serb, të ngrini një Zyrë Rajonale të Rinisë që bashkon gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor. Dëshiroj t’ju përgëzoj për këtë nismë të bukur, themeluar mbi modelin e Zyrës franko-gjermane të Rinisë që kishin krijuar në kohën e tyre Gjenerali De Gaulle dhe Kancelari Adenauer.

Duke ju pranuar sot në gjirin e Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit, Republika i bën kësisoj homazh një burri shteti, një miku të madh të Francës dhe një europiani të bindur, që punon në mënyrë të palodhur për t’i dhënë Shqipërisë vendin që i takon në gjirin e Eurpës, ashtu siç edhe ne e dëshirojmë, të fortë, të begatë dhe paqësore,” tha kryeministri francez. /b.d

Next Post
Kodheli: Blushi nuk ka as shokë e as ndjekës, do ketë keqardhjen tonë…

Kodheli: Blushi nuk ka as shokë e as ndjekës, do ketë keqardhjen tonë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Guvernatori pa imunitet të ri, nisma e socialistëve lë jashtë mbrojtjen nga arrestimi të drejtuesve të Bankës! Diskutime te Ekonomia

Guvernatori pa imunitet të ri, nisma e socialistëve lë jashtë mbrojtjen nga arrestimi të drejtuesve të Bankës! Diskutime te Ekonomia

October 2, 2026
SHBA godet sërish anijet iraniane, përshkallëzohet përplasja në Gjirin Persik

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, anija e naftës goditet me raketë, ngrihet alarmi për rrezik të lartë

October 2, 2026
Britania e Madhe: Mjaft debatit për Kosovën në OKB

Rritet presioni ekonomik ndaj Moskës, Britania e Madhe shpall 31 sanksione të reja ndaj Rusisë

October 2, 2026
Paraditja me kthjellime, pasditja me reshje shiu në disa zona

Ditë me kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot! Nga pasditja…

October 2, 2026
E rëndë në Greqi, 32-vjeçari hyn në banesën e ish-gruas dhe partnerit të saj të ri dhe i masakron me thikë! Të dy rëndë në spital, zbulohet shkaku

E rëndë në Greqi, 32-vjeçari hyn në banesën e ish-gruas dhe partnerit të saj të ri dhe i masakron me thikë! Të dy rëndë në spital, zbulohet shkaku

October 2, 2026
Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit në sektorët hekurudhorë dhe automobilistikë -

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit në sektorët hekurudhorë dhe automobilistikë –

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com