• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kryeministri Haradinaj: Qeverinë s’e duan ata që kërkojnë ndarjen e Kosovës

by Java News
24/11/2018 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Aleksander Vuçiq përmes Listës Serbe po dëshiron që t’ia rrëzojë Qeverinë, pasi që nuk po pranon të mbështesë ndarjen e Kosovës.

Në një intervistë për RTK 2, Haradinaj ka thënë se për këtë gjë Vuçiqi ka edhe partner në Kosovë, duke e lënë të pa qartë nëse ka aluduar në presidentin Thaçi, me të cilin është përplasur disa herë rreth idesë për ndarje. “Unë besoj që Beogradi dëshiron që të sakrifikojë Listën Serbe në lojën për ndarjen. Presidenti Vuçiq dëshiron që të rrëzojë qeverinë time, sepse unë nuk e mbështes ndarje.

“Kjo nënkupton që ai në një formë ose tjetër ka edhe partner në Kosovë. Por unë nuk besoj se ky është qëllimi i Listës Serbe, sepse nuk janë shumica nga veriu, disa janë edhe nga pjesë të tjera të Kosovës”, ka Haradinaj në këtë intervistë për RTK në gjuhën serbe, transmeton Gazeta Express. Ai ka thënë se hapja e çështjes së kufijve do të rikthente të kaluarën dhe se kjo nuk është një gjë e mirë.

Sa i përket vendimit për taksën, Haradinaj ka thënë se ai vendim nuk do të largohet derisa Serbia ta njohë Republikën e Kosovës si shtet.

Kryeministri ka folur edhe për aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës në veri, që ndërlidhje me hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit e ku mbeten katër përsosna të arrestuar, ndërsa në arrati mbetet Milan Radojicic. “Radojicic nuk ishte në shtëpi. Është ditur që ka qenë në Beograd, ai ishte shfaqur në televizion gjatë një takimi në Beograd. Por policia ndoshta nuk ka pasur informacione se ai nuk është kthyer, ose ka qenë e pa mundur që ta shtyjë aksionin për një ditë tjetër”, ka thënë Haradinaj.

Tre nga të arrestuarit e djeshëm janë të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Dy prej tyre kanë qenë pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe dyshohet se kanë manipuluar provat e rastit, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)

Next Post
Helmimi masiv në Durrës, detaje të reja nga ngjarja

Helmimi masiv në Durrës, detaje të reja nga ngjarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com