• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kryeministri Edi Rama: Ja si do të zgjidhen kreditë, do ketë lehtësi

by Java News
18/02/2020 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama po flet për Konferencën e Donatorëve në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24.

Përtej lajmit të gëzueshëm për mbledhjen e shumës marramendëse prej 1.15 miliardë euro për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, analisti në studio, Agron Gjekmarkaj, tha se 700-800 milionë euro nga kjo shumë janë borxhe, që Shqipëria duhet t’i shlyejë.

Në përgjigjen e tij, Rama tha se kjo është një kredi që jepet në ditë të zezë dhe për pasojë nuk do të shlyhet me të njëjtat instrumente, si në rastet e një kredie të zakonshme.

Gjekmarkaj: Dje ishte një ditë e mirë, iu njoh rolin dhe përpjekjen për të maksimalizuar rezultate konkrete. Kryeministri nuk ka faj kur bie tërmet, por ka përgjegjësi për reagimin e institucioneve, me aq sa ka mundësi. Nuk më pëlqen krenaria e lypsarëve, mendoj se Evropa e ndihmoi Shqipërinë dje, por nuk është qëndrim politik, është human, pasi qëndrimin e Ramës e kanë refuzuar me integrimin. Ajo që më shqetëson është se ne kalojmë nga tërmeti natyror, në tërmetin e propagandës, që ka filluar dje, dhe ju si mjeshtër i komunikimit e kandisni kaq mirë këtë. Dua t’iu them troç shqiptarëve, që 700-800 milionë janë borxhe dhe duhen paguar dhe nuk e di pse donacionet duheshin përzier me kreditë.

Rama: Për shumë arsye, mbase ngaqë nuk kam pasur një fat kurnac ndoshta, por edhe si rezultat i një edukate të marrë që i vogël, kur prindërit më thonin ‘kurrë mos kërko asgjë, përveç librave, se s’ke për të marrë’. S’ia kam shtrirë dorën askujt, por për Shqipërinë jam gati të vishem dhe me lecka dhe të shtrij dorën fizikisht. Shqipëria është një vend jo i pasur, është shumë më i pak i varfër se ç’e bëjnë shumëkush, por shumë herë më pak i mundur se pothuajse të gjithë ata që ishin dje aty. Është e sigurt që Shqipëria sot ka një mundësi fantastike dhe s’ka askush arsye pse të gjejë mënyra të fusë te njerëzit dyshime e mendime që e relativizojnë këtë proces. Shqipëria ka qenë dikur vend që refuzonte çdo borxh, Republika Socialiste e Shqipërisë, por ai vend nuk ekziston më. Kreditë e Konferencës së Donatorëve nuk janë kredi që merren në ditë me diell, pra nuk janë me të njëjtat kushte dhe nuk kanë të njëjtat instrumente që kanë kreditë e zakonshme.

 

Fokusi jonë do jetë përfundimisht ekonomia dhe asgjë tjetër, kjo sepse mendojmë që jemi në kushtet tani kur mund ta shtyjmë shumë fort ekonominë. E fundit, nëse Shqipëria do të ishte refuzuar për çeljen e negociatave si rezultat i fajeve të qeverisë, të jeni 100% të sigurt që nuk do të kishte marrë atë që mori dje nga Franca dhe vendet e tjera. Nuk është e vërtetë që Shqipëria është refuzuar për arsyet e saj, kjo është evidente. Ndodhi ajo që kërkoi Franca, një metodologji të re. Mjafton kjo për të kuptuar që qëndrimi i Francës, nuk ka pasur lidhje me Shqipërinë, ashtu si dhe qëndrimi i Holandës apo Danimarkës. Është një konflikt brenda familjes evropiane, unë nuk merrem më me negociatat, nëse do të çelen apo jo. Ajo që duhet të kuptojmë është se nëse do të çelen negociatat, do të çelen për të gjithë shqiptarët dhe për këtë qeveri, që ishte në tetor dhe që do të jetë edhe në mars. Thelbi është po u zgjidh brenda tyre problemi që ata kanë me zgjerimin.

Next Post
Meta thirrje për tubim popullor, reagon Spiropali: Ka dalë nga funksioni, luftë me frikën e tij

Deputetja Spiropali bën ironi me Metën: Jemi ne që të shkarkojmë ty!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com