• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kryeministri Edi Rama do të çelë edicionin e dytë të Forumit Ekonomik në Tiranë, në 30 janar 2020

by A R
24/01/2020 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forumi i II Ekonomik i Tiranës me tematikën “Rrugët drejt Reformës Pragmatike” do të zhvillohet në hotelin Maritim Plaza Tirana ditën e enjte, 30 janar 2020.

 Më shume se 30 personalitete të rëndësishme nga Shqipëria dhe rajoni do të marrin pjesë në këtë forum të rëndësishëm, i cili organizohet për të dytën herë në Tiranë, duke ofruar mundësinë e identifikimit dhe vlerësimit të sfidave kyçe të zhvillimit ekonomik, për të mësuar më shumë rreth Ekspertëve të Politikave në vende të tjera, për të mbështetur përshtatjen e praktikave të Inovacionit Social të Korporatave në sektorin privat e për të përcaktuar hapat që duhen ndërmarrë për politika ekonomike më konkurruese e gjithëpërfshirëse në Shqipëri dhe Evropën Juglindore.

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama do të çelë forumin ditën e enjte, më 30 janar, teksa përfaqësues të tjerë të qeverisë do të jenë pjesë e forumit në Tiranë, përfshirë Ministren e Ekonomisë dhe Financave, znj. Anila Denaj, zëvendësministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Ilir Bejtja, zëvendëskryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Arbjan Mazniku, e të tjerë zyrtarë të lartë të sektorit publik e privat në Shqipëri.

Personalitete të tjera të larta do të jenë pjesë e forumit, si ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, z. Luigi Soreca, presidenti i Bankës së Tregtisë dhe të Zhvillimit në Detin e Zi, z. Dmitry Pankin, Menaxheri i TAP-it për Shqipërinë, z. Malfor Nuri, CEO i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris, CEO i Alpha Bank Albania, z. George Papanastasiou e të tjerë udhëheqës të opinionit publik në Shqipëri dhe më tej.

Midis të tjerave, në forum do të diskutohet edhe reforma në ekonomi: qëndrueshmëria makro-fiskale dhe klima e përmirësuar e investimit, Ballkani Perëndimor në tranzicion: roli i Shqipërisë në një rajon në zhvillim, roli i infrastrukturës dhe industrisë së ndërtimit në rritjen e fuqisë ekonomike të Shqipërisë, shfrytëzimi i potencialit energjetik të vendit: problematika e strategji, premtimi i një zhvillimi urban smart: gjetja e zgjidhjeve dixhitale për qytetet shqiptare dhe përmirësimi i konkurrueshmërisë në Shqipëri: drejt një modeli të rritjes ekonomike bazuar tek eksporti.

Qëllimi kryesor i forumit është të kontribuojë nëpërmjet dialogut dhe ndarjes së ideve e vizionit, në shndërrimin e suksesshëm të Shqipërisë dhe çlirimin e potencialit për rritje sociale dhe ekonomike.

Forumi organizohet në bashkëpunim me Dhomën Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Dhomën Italiane të Tregtisë, Shoqatën e Investitorëve të Huaj, Shoqatën e Biznesit Grek dhe OSGP Alliance. Ai mbështetet nga sponsorë si Hill International dhe Terna Group, teksa gëzon gjithashtu mbështetjen e Alpha Bank Albania, Bankës Credins, Tirana Bank, pjesë e Balfin Group, si dhe Gazsjellësit TAP. Euronews Albania është media partner i forumit.

 Për më shumë informacione, ju lutem vizitoni www.tiranaforum.com ose na dërgoni një e-mail në: info@tiranaforum.com

Next Post
Koronavirusi ”mbyll” Murin e Madh kinez

Koronavirusi ”mbyll” Murin e Madh kinez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In