
Gjatë një konference të përbashkët në Sofie, Janev, deklaroi se Bullgaria e vlerëson shumë Shqipërinë dhe rolin e tyre në integrimin e pakicave bullgare.
Ai tha se vendi do të bëjë çmos për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, Janev u ndal te fatet e ndërlidhura të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në anëtarësimin në BE.
Kryeministri bullgar tha se marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhen nga vetë ata, pa përfshirjen e palëve të treta, e shtoi, se diskutimet nuk duhet të ndikojnë në ecurinë e dy vendeve në BE.
Në këtë mënyrë, duke zhvilluar edhe shteti shqiptar, demonstron mundësinë për marrëdhënie më të mirë midis dy shuteve. Konstatuam ngjashmëri te temat, përfshirë perspektiven e Shqipërisë në BE. Duke folur për këtë, duhet të përmendim edhe faktin që pozita e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut është pengesë për Shqipërinë. Ne duam që Bullgaria, të mos krijohet efekti që shoqëritë të mendojnë që po pengojnë, përkundrazi.
Pozita jonë është treguar te demonstrimi i deklaratave tona. Rruga Evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut e mbështesim, por shpresojmë që çështjet tona që kemi për të zgjidhur me Maqedoninë e Veriut, mund të zgjidhet me anë të dypalëshe. Këshilla nga pakë të jashtëm nuk është gjë e mirë, sepse na takon ne që të gjejmë rrugën e dialogut. Ajo që është deklaruar për respektivën Evropiane të konfirmohet me vepra reale.
Kjo pozitë duhet t’i shpjegohet mirë shteteve Evropiane. Marrëdhënia jonë me Maqedoninë e Veriut të mos jetë një precedent për ngecjen e ecurisë së këtyre vendeve në BE”, tha Janev.











