• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Kryeministër të zgjidhet kush fiton më shumë vota”, propozimi i Kurtit për koalicionin me Mustafën

by Java News
30/08/2019 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë shprehur publikisht synimin për të bërë koalicion së bashku për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, por ajo që i ndan është posti i kryeministrit. As LDK dhe as VV nuk pranojnë të tërhiqen nga marrja e kreut të ekzekutivit në rast se fitojnë zgjedhjet, por Albin Kurti i ka propozuar së fundmi një marrëveshje Isa Mustafës për të kaluar ngërçin.

Lideri i VV-së propozon që koalicioni parazgjedhor midis dy partive të mos ketë një kandidat për kryeministër, por ky post do përcaktohet pas zgjedhjeve në bazë të votave që do të marrin më 6 tetor.

“Le të garojmë me një listë të përbashkët si LDK dhe LVV, pa kandidat të paradhënë e të njëanshëm për kryeministër, por le të bëhet ajo ose ai që fiton më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Pra, znj.Vjosa Osmani, ose, kandidati ynë i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, varësisht cili merr më shumë vota”, shkruan Kurti në letër.

Propozimi i tij vijon: “Me këtë rast ne shprehim gatishmëri për një koncesion të madh: në listën zgjedhore nr.1 të jetë znj.Vjosa Osmani, kurse nr.2 kandidati ynë të cilin e vendos Këshilli ynë i Përgjithshëm (e të cilin për hir të korrektësisë ndaj bisedimeve tona ne ende nuk e kemi mbajtur). Numri 1 në listën garuese është bartës liste kurse numri 2 është përfaqësues i koalicionit.”

Letra e plotë

Letra për koalicionin tonë që ia dërgova z.Isa Mustafa

I nderuari Kryetar i LDK-së, Isa Mustafa,

E di që ne pajtohemi se Kosova është shtet i dobët sepse është shtet i kapur.

Sot, çkapja e shtetit nga mujsharët shpërdorues, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, është nevojë jetike dhe urgjente për Kosovën si dhe pritja themelore e qytetarëve të Republikës. Po ashtu, sjellja e investimeve në ekonomi, zhvillimi që rrit punësimin, nuk janë të mundura pa çlirimin e prokurorisë dhe gjyqësorit nga Klani Pronto.

Sot, koalicioni parazgjedhor i dy subjekteve tona është ajo që dëshirojnë dhe shpresojnë qytetarët tanë. Në zgjedhjet e fundit të 11 qershorit 2017, LAA fitoi 29 deputetë kurse LVV 32 deputetë. Ne atëherë i kishim së bashku 61 deputetë. Dalja e AKR-së nga LAA atëbotë e formoi qeverinë e PAN-it. Po u bëmë ne bashkë, efekti i sinergjisë është i garantuar dhe do të mund t’i arrinim 70 deputetë nga zgjedhjet e reja dhe qeverisje stabile.

Në ofertën time të tetorit 2018, nuk jeni përgjigjur, mirëpo, ndërkohë kemi pasur takime e komunikime të rregullta e konstruktive. Bashkëpunimi opozitar LVV-LDK ka qenë faktor i rëndësishëm, mbase vendimtar, i shpëtimit të Kosovës nga pazaret territoriale me Serbinë. Hapat e bashkërenduar opozitar duhet t’i avansojmë në projekt të përbashkët për qeverisje të mirë.

I ngelur pa përgjigje për ofertën time të kahmotshme për bashkëqeverisje me LDK-në, vendimin e kryesisë së LDK-së për kandidatin e partisë suaj për kryeministër e mësova nga mediet. Takimet tona kanë qenë partneritet vleror. Kjo u ndryshua me fakte të njëanshme partiake që neve na u hodhën fytyrës.

Ne nuk mund t’ju nënshtrohemi vendimeve të Këshillit të Përgjithshëm të një partie tjetër. Ne jemi Lëvizja VETËVENDOSJE!. Kushtëzimet për kandidatin për kryeministër nuk mund t’i pranojmë.

Mirëpo, sot, duke pasur parasysh shansin unik për të hapur një kapitull të ri për shtetin tonë, ne propozojmë një alternativë të re për koalicionin tonë. Le të garojmë me një listë të përbashkët si LDK dhe LVV, pa kandidat të paradhënë e të njëanshëm për kryeministër, por le të bëhet ajo ose ai që fiton më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Pra, znj.Vjosa Osmani, ose, kandidati ynë i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, varësisht cili merr më shumë vota.

Me këtë rast ne shprehim gatishmëri për një koncesion të madh: në listën zgjedhore nr.1 të jetë znj.Vjosa Osmani, kurse nr.2 kandidati ynë të cilin e vendos Këshilli ynë i Përgjithshëm (e të cilin për hir të korrektësisë ndaj bisedimeve tona ne ende nuk e kemi mbajtur). Numri 1 në listën garuese është bartës liste kurse numri 2 është përfaqësues i koalicionit.

Sot, le ta bëjmë këtë marrëveshje politike parimore e le ta dorëzojmë bashkë në KQZ. Në ditët në vijim e formojmë listën e plotë të kandidatëve dhe platformën tonë qeverisëse. Lista të jetë e baraspeshuar midis dy subjekteve ndërsa sipas numrit të deputetëve të fituar marrim përgjegjësitë në ekzekutivin e ardhshëm.

Dallimet që kemi janë të vogla përballë sfidave që na presin.

Duke shpresuar në përgjigjen tuaj pozitive, pranoni përshëndetjet tona.

Me nderime,

Albin Kurti, Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!  /l.m

Next Post
Falsifikuan biletat e urbanëve në Tiranë, Gjykata e Tiranës jep vendimin për 8 të arrestuarit

Falsifikuan biletat e urbanëve në Tiranë, Gjykata e Tiranës jep vendimin për 8 të arrestuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anija “Starship” e StarX hyn në orbitë për herë të parë! Pavarësisht defektit të motorit e përfundon misionin me shpërthim në Paqësor

Anija “Starship” e StarX hyn në orbitë për herë të parë! Pavarësisht defektit të motorit e përfundon misionin me shpërthim në Paqësor

September 28, 2026
“After School”, Kushi nga Pogradeci: Një nismë pozitive, siguria e fëmijëve në shkollë është fokusi kryesor

“After School”, Kushi nga Pogradeci: Një nismë pozitive, siguria e fëmijëve në shkollë është fokusi kryesor

September 28, 2026
Negociatat SHBA-Iran, Trump shfaqet i hapur për lehtësimin e sanksioneve në këmbim të progresit bërthamor

Negociatat SHBA-Iran, Trump shfaqet i hapur për lehtësimin e sanksioneve në këmbim të progresit bërthamor

September 28, 2026
Nations League/ Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë! Maran: Ndeshje të tilla ndihmojnë për mentalitetin e skuadrës

Nations League/ Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë! Maran: Ndeshje të tilla ndihmojnë për mentalitetin e skuadrës

September 28, 2026
Komandanti i NATO-s: Rusia po rrit presionin mbi qeveritë evropiane për të ndalur mbështetjen ndaj Kievit

Komandanti i NATO-s: Rusia po rrit presionin mbi qeveritë evropiane për të ndalur mbështetjen ndaj Kievit

September 28, 2026
Starti horror s’e demoralizon, Klop: Preferoj një nisje të keqe, por me një fund pozitiv!

Starti horror s’e demoralizon, Klop: Preferoj një nisje të keqe, por me një fund pozitiv!

September 28, 2026
Mbrëmje historike në Los Angeles, Taylor Swift thyen rekorde në MTV Video Music Awards 2026

Mbrëmje historike në Los Angeles, Taylor Swift thyen rekorde në MTV Video Music Awards 2026

September 28, 2026
Lufta kundër korrupsionit në fokusin rajonal, Kuvendi i Shqipërisë prezanton reformat e integritetit në Malin e Zi

Lufta kundër korrupsionit në fokusin rajonal, Kuvendi i Shqipërisë prezanton reformat e integritetit në Malin e Zi

September 28, 2026
BE-ja zgjat mandatet e misioneve civile në territoret palestineze -

Integrimi/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së

September 28, 2026
Demo pret ambasadoren e BE, Moreira de Sousa: Do mbështesim reformat për avancimin e Shqipërisë drejt integrimit! Bashkëpunim për sigurinë dhe…

Demo pret ambasadoren e BE, Moreira de Sousa: Do mbështesim reformat për avancimin e Shqipërisë drejt integrimit! Bashkëpunim për sigurinë dhe…

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com