• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryeministër! Dëgjo Xhonsonin më shumë nga Benin…

by Shpëtim Nazarko
01/04/2020 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Nazarko

Për rastësi, kur po shkruaja këtë artikull me cip të veshit, po dëgjoja Mustafa Nanon që kish marrë në intervistë Kryeministrin. Ngrita kokën kur papritur u përmënd emri i Lindon Xhonsonit… Sepse pikërisht atij po kërkoja ti referohesha dhe unë në shkrim.

Kryeministri e përmëndi në një kënd tjetër ish Presidentin amerikan, që nuk donte të ishte ai, që ti jepte popullit amerikan lajmin e vrasjes së Kenedit.

Nuk ishte ajo që prisja unë…

Lindon Xhonsonin, unë po e përmënd për gjë tjetër. E kam përmëndur disa herë në emisione televizive të ditëve të fundit. Si ideator të dhënies së asaj që unë e quaj “Tollonë bashkiake” e në terma populli apo Kupon apo Cek etj, etj.

Kundër thuajse të gjithë zërave të shumicës, duke ruajtur megjithatë një optimizëm të përmbajtur, mendoj dhe e kam shprehur se Shqipëria e ka kaluar Pikun e kësaj sëmundje. Po cfarë  na pret? Kjo është pyetja që në këto moment, më mundon më shumë se Korona.

Nuk ka nevojë të shpjegohesh shumë për të keqen, që duhet të presësh. Mjafton të lexosh historianët e krizave të ekonomisë dhe e       mer përgjigjen. Pikërisht kjo të shpie në pyetjen cfarë të bëjmë?

Xhonsoni që përmëndi Kryeministri në thelb, futi në 1964 Kuponin, apo ndryshe Tollonin bashkiak… Amerika në vetevete, këtë e ka mjet të zakonshëm, për një arësye të thjeshtë. Megjithse vëndi më i pasur në botë, ka dhe numurin më të madh të të varfërve. Për statistikë nga 1964, kur u vu në veprim Tolloni apo Kuponi, e kur të varfërit aty ishin 10, 5 përqind , sot prapë janë aty të 10,1 përqind.

Vec të tjerave, Kuponi ishte si ide e lidhur me forcimin e bujqësisë së vëndit. Ideja përmban brënda filozofinë e Kejnsit që Amerika e Rusveltit, e praktikoi në krizën e madhe dhe mbetet si e saktë në kohë krizash.

Për të mos bërë ironi dhe për tu kthyer në temë, mund të përsërisim Kryeministrin, se nëse situata e këtij filmi me sëmundjen e tanishme,  është e paqartë e nuk ka heronj, menaxhimi i krizës ekonomike, ka heronj dhe nuk ka pse të shpikim.

Thënë troc. Unë nuk besoj se situata post sëmundje e fillim krize ekonomike, zgjdhet me mjete taktike, që sido të pasqyrohet në televzion, etj është thjesht e pamjaftueshme. Për të mos thënë do të thellojë krizën ekonomike.

Ndihmë familjeve dhe biznesit të vogël me pagë lufte apo Kupon?

Xhonsoni dhe Amerika thotë Kupon. Në 2018, dmth dy vjet më parë Amerika këtë shifër të Kuponit, e kishte 57 miliardë dollarë. Kjo metodë nuk zëvëndësohet dot me mjetet që improvizojmë ne dhe që Ben Ahmetaj e paraqit, natyrisht duke bërë zëdhënësin e Kryeministrit.

Besoj thjesht se Kuponi, është mjeti më efikas dhe më i provuar. Mban njeriun në dinjitetin e varfërisë së tij dhe respektin ndaj shteti që e përkrah. Kundër idesë së Ahmetajt nuk besoj, se është i papërshatshëm ngase do rrisin cmimet supermarketet.

Besoj të kundërtën. Të shpërndara nga bashkitë, që kanë lista të përpikta të familjeve që kanë nevojë për ndihmë, ajo merr formë të organizuar. Zëvëndëson lloj lloj aktivistësh (pa i fyer) që venë e vijnë, për të shpërndarë ndihma, që sic dihet në rastë të tilla krize, janë maksimumi,  ndihma casti.

Tolloni apo Kuponi, lidhet sic e kuptuan amerikanët dhe me bujqësinë . Kemi rastin më në fund të kthejmë kokën nga fshati dhe të rishpikim vetvete.

Është në thelb edhe detyrim absolut, që na imponon të vendosim menjëherë mardhënie me fshatin, për të rritur produktet tona. Nëse nuk e bëjmë e bazohemi te “Paga e luftës” nuk është e vështirë të parashikohen pasojat. Leku do të zhvlerësohet, cka është normale. Nëse ne ende e kemi raportin import –eksport akoma shumë të keq, atëhere do rriten cmimet edhe me manovrën që Ahmetaj e përmënd në rastin e dhënies së ndihmave për të evituar rritjet e cmimeve apo spekulantët. Do blejmë me euro, ngaqë importojmë….

Po ky është rasti më i mirë. Një pjesë e vëndeve sot kanë blllokuar trasportin e eksporteve bujqësore. Kjo do ti cojë ca më shumë cmimet më lart.

Ç’të bëjmë?

Mendoj të zëvëndësojmë “Pagën e luftës” me Kuponin. Së dyti të vemë në fshat që tani dhe të shohim me vigjilencë, e të ndihmojmë pafund fshatarin në prodhimet e tij. E të ndalojmë edhe ne eksportin e produkteve bujqësore.

Shumë njerëz do ta quanin demode ktë punën e Kuponit. Ja Trampi po jep para, e ne po ndjekim formën moderne të ndihmës. Pra po paguajmë me para në dorë si… Trampi.

Për ne nuk  kavlerë kjo strategji. Trampi I përdor dhe paratë dhe Tollonin. Po mund ti referohemi dhe historisë.

Perandoria spanjolle, ndoshta nga më të pasurat e gjithë historisë në kohën e lulëzimit të saj humbi thjesht sepse… nuk punoi tokën. Cdo punë e zgjidhte me florinë, që u kishte grabitur të tjerëve.

Edhe Roma e lashtë, ra thonë një pjesë e historianëve, sepse u rrit cmimi pafund i grurit që duhesh marrë gjithnjë e më larg, sepse toka e varfëruar nga që mbillej vetëm me të, nuk po jepte më grurin.

Duke e mbyllur analizën. Epidemija te ne po shkon drejt fundit. Po nëse ajo po mbyllet në mënyrë aritmetike, kriza ekonomike do të të përplaset në progresion gjeometrik.

Duhet dëgjuar Lindon Xhonsoni dhe ca më shumë paraardhësi I tij Rusvelti. Thjesht, për mua duhet të bëhemi gati të hapim pafund punë publike, të përdorim Tollonin dhe të vrapojmë në fshat, për të ndihmuar në rritjen e prodhimit, e për të mbajtur krizën ekonomike në binarët e arësyes. Të ndalojmë eksportet bujqësore …

Historia nuk zgjidhet me “Pagë lufte” e me vullnetarë që vijnë vërdallë andej këndej . Sado të shkathët e të saktë të jenë, duhet thënë shkurt. Mjeti nuk e zëvëndëson Metodën. Pakot e ndihmës janë Mjeti, e jo Metoda….

Thënë ca më shkurt. Kryeministri duhet të zëvëndësojë Benin me Xhonsonin. Përndryshe mund të them se ka zëvëndësuar Mjetin me Metodën. Thënë në mënyrë më cinike pa fyer njeri. Hileja nuk mund ta zëvëndësojë dot Rregullën.

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 2 Prill 2020

Comments 1

  1. Anonymous says:
    6 years ago

    Nazarko ti je njish

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

July 25, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

July 25, 2026
Minxhozi: Emërimi i Albana Koçiut në Ministrinë e Brendshme, zgjedhje me mesazh ‘katarsisi’

Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja

July 25, 2026
Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

“Jetë e dyfishtë” dhe shumë sekrete, ja cila është shenja më misterioze e horoskopit

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

July 25, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros, eksperti: Do krijojë mundësi të reja për ekonominë

July 25, 2026
“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

July 25, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

July 25, 2026
Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In