• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi, thirrje durrsakëve: Jeni rrethuar nga injoranca, por unë do t’ju jap imazh të ri

by A R
18/10/2020 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte sërish në Durrës, ku zhvilloi një takim me gratë e LSI në këtë qark.

Në fjalën e saj, Kryemadhi foli për humbjen artistike që ka pësuar ky qytet që prej tranzicionit, teksa shtoi se me ardhjen e LSI në pushtet, Durrësit do i rikthehet dinjiteti në të gjitha fushat.

‘Zgjerimi i strukturave të LSI nuk është një metodë që bëhet para zgjedhjeve, por është e domosdoshme. Lëvizja rinore dhe e grave janë dy shtylla të LSI. Në jetën e çdo qytetarë, gruaja është elementi që jo vetëm krijon vazhdimësinë e familjes, por i del për zot fëmijëve, i edukon, i del për zot bashkëshortit, prindërve.

Si në familje është gruaja e domosdoshme, ashtu dhe në një parti, gruaja është avangarde. Pjesa më e madhe për të thirrur gratë në parti, shihet rezultati, por unë s’prirem më shumë rezultati, për mua s’ka më shumë rëndësi vota se sa mirqënia në familjen tuaj.

Një nga plagët më të mëdhaja tona është largimi i të rinjve dhe të rejave. Isha në Fier, dhe të rinjtë nuk donin të ktheheshin më. Takova gratë naftëtare që kanë prej 36 vitesh që punojnë. Paradoksi më i madh që atyre grave nuk i janë paguar prej 20 muajsh rrogat, kurse nëse s’paguanin për dy ditë ujin dhe dritat, ato u ndërpriteshin.

Durrësi është kthyer nga një gungë të rrethuar nga injoranca, nga zaptimi ekonomik, por është dhe e pamundur për zhvillime të reja. Duam t’i japim Durrësit imazh të ri, jo vetëm politik, por dhe një përfshirje me meritokraci që do i sillte shumë vlera Durrësit. Përfshirja juaj mos jetë vetëm politike, por edhe vendimmarrëse. Ajo që kërkojmë prej jush, jo vetëm votë për LSI, por ide dhe vizion për një projekt për Durrësin.

Kur isha fëmije dhe vija te vajza e tezes time, Durrësi ishte pika e parë e kontaktit me botën jashtë, sepse vije këtu dhe shihjë kontaktet me Italinë. Qoftë moda, qoftë ajo çfarë e sillte në Durrës e zhvillohej. Pas tranzicionit Durrësi s’ka prodhuar më art e kulturë. Ky qytet është i ndërtuar mbi monumente kulture, po shkatërrohet jo vetëm nga ana ndërtimore, por edhe ana profesionale dhe sa i përket ndërtimit të elitave.

Një grua sot në politikë e ka obligim për fëmijët e saj dhe për ta ndryshuar realitetin politik. 25 prilli është ditë e domosdoshme jo vetëm për të votuar, por për të biseduar dhe votuar kundër Ramës.

Që ka grabitur çdo ditë të jetës së qytetarëve, dhe sektit që ndalon zhvillimin. Ndryshimi është i domosdoshëm. Jo për të sjellë një jetë politike, por për të rimëkëmbur integritetin dhe dinjitetin. Një kryeministër që bën pazar për Shqipërinë, nuk është më i tillë por një sharlatan që duhet larguar një orë e më parë.

Nuk di ndonjë nënë që të bëjë kompromis në kurriz të të ardhmes së fëmijëve të saj. Fëmijët tanë janë shumë më të rëndësishëm se karriera politike e Ramës.

Vizioni ynë është për të ardhmen e familjes shqiptare. Një komb nuk ka qëndrueshmëri po s’pati një familje të qëndrueshme. Jemi vend i bekuar nga zoti, jemi vend mesdhetar” tha ndër të tjera Kryemadhi.

Next Post

Veliaj i kthehet Bashës: Si ministër fale detin, vodhe Rrugën e Kombit, t’u vranë 4 protestues... Ik në Holandë!

Comments 1

  1. ml says:
    6 years ago

    Hahahaha!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Elon Musk përshëndetje naziste në inaugurimin e Trump?

Rrëfimet tronditëse të ish-partnereve të Elon Musk: Ai është i çmendur dhe shumë i fuqishëm! Mund të jetë më i rrezikshmi në botë…

September 9, 2026
Partia e ekstremit të djathtë AfD zbulon planet për politikat antiemigracion në Gjermani: Do t’i mbyllim kufijtë dhe do dalim nga Schengeni !

Liderja e AfD kërcënon: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht!

September 9, 2026
Shpërthim pranë hidrocentralit Ritom në Zvicër, raportohet për disa të lënduar, të panjohura shkaqet

Shpërthim pranë hidrocentralit Ritom në Zvicër, raportohet për disa të lënduar, të panjohura shkaqet

September 9, 2026
Zjarr i fuqishëm në Kavajë, flakët i afrohen banesave, kërkohet ndërhyrja nga ajri!

Zjarr i fuqishëm në Kavajë, flakët i afrohen banesave, kërkohet ndërhyrja nga ajri!

September 9, 2026
“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

BE do rishikojë negociatat me Serbinë, shkak nderimi që iu bë “Kasapit të Bosnjës” Mlladiç! Brukseli paralajmëron Beogradin

September 9, 2026
Një tjetër pengesë në integrimin e Ukrainës drejt BE, Hungaria vendos një tjetër veto

Një tjetër pengesë në integrimin e Ukrainës drejt BE, Hungaria vendos një tjetër veto

September 9, 2026
“Kaloi përtej futbollit, u morën me flokët e mi”, Hysaj për gabimin që solli golin e Italisë: Instinkt sekondi

Hysaj drejt Rusisë, mediat italiane zbulojnë të ardhmen e anësorit kuqezi

September 9, 2026
Kurti: Konstituimi i Kuvendit s’i shmang zgjedhjet e reja, nevojiten vota shtesë për Presidentin!

Kurti: Konstituimi i Kuvendit s’i shmang zgjedhjet e reja, nevojiten vota shtesë për Presidentin!

September 9, 2026
Reforma Territoriale/ Ambasadori i OSBE nga Pogradeci: Shqipëria ta caktojë vetë numrin e bashkive! Asnjë vendim pa konsultim lokal e kombëtar

Reforma Territoriale/ Ambasadori i OSBE nga Pogradeci: Shqipëria ta caktojë vetë numrin e bashkive! Asnjë vendim pa konsultim lokal e kombëtar

September 9, 2026
Drejtori i AMP-së takohet me Zampollin, të Dërguarin e Trump! Në fokus lufta ndaj fentanilit dhe kundër trafikut të drogës

Drejtori i AMP-së takohet me Zampollin, të Dërguarin e Trump! Në fokus lufta ndaj fentanilit dhe kundër trafikut të drogës

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com